Të ftuar:

Fjorida Zani: Eksperte turizmi

Ervin Kapaj: Fizioterapist

Eda Bano: Udhëtare

Marsida Duli: Mjeke Nefrologe

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Speca të mbushur me mish pule dhe oriz

1 kg speca ( Për mbushje )
400 gr gjoks pule
2 qepë mesatare
2 karrota të vogla
2-3 domate ( të pjekura )
1 lugë supë oriz për çdo spec
Kripë + piper të zi
1 tuf majdanoz i freskët
1 lugë çaji nenexhik i thatë
Vaj ulliri

Fillimisht pastrojmë specat dhe i vendosim ato në një tavë. Ngrohim vajin dhe fillimisht kaurdisim mishin e pulës të cilin mund ta presim në kubik shumë të vegjël ose ta grimë në grirësen e qepës. E përziejmë mishin në tigan sa të zbardhet e më pas shtojmë qepën të grirë hollë dhe vazhdojmë përzierjen për 2-3 min pa i dhënë ngjyrë gatimit. Më pas shtojmë karrotat të grira në rende të trashë. I përziejmë të gjithë përbërësit në tgan. Shtojmë doamtet të grira në rende, si pure dhe i lëmë të gatuhen për 5 min. Nëse shohim që në tigan nuk ka shumë lagështirë shtojmë 1 gotë ujë të nxehtë e më pas orizin. 1 lugë supe të mbushur pak jo plot. Orizin e shpërlajmë me ujë të bollshëm para se ta shtojmë në tigan. E përziejmë, rregullojmë shijen me kripë + piper të zi dhe lëmë orizin të gatuhet vetëm për 5-6 min. Largojmë tiganin dhe në fund shtojmë majdanozin dhe nenxhikun. Mbushim specat me mbushjen që përgatisim sipas dëshirës, mund të vendosni nga një copë domate në fillim që mos të trashen. I spërkasim me pak vaj dhe kripë dhe i pjekim në furrë në temperaturën 190 gradë për 40-45 min. Gjatë pjekjes e kontrollojmë thahen, i shtojmë pak ujë.

Krem karamel

Kur është koha e duhur për të planifikuar pushimet?

Si të planifikojmë një verë fantastike për pushime?

Çfarë zgjedhin shqiptarët për pushime?