Të ftuar:

Irena Myzeqari
Irida Xhura
Renaldo Salianji

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi

Pica artizanale me brum te butë dhe të hollë

Përbërësit per brumin

500 g miell për pica
300 ml ujë të vakët
10 g maja e thatë
2 lgj vaj ulliri
1 lç sheqer
1 lç kripë

Për mbushjen:
Salcë domate
Proshutë
Kërpudha
Djathë pice

Shportë pranverore me pulë dhe perime ne avull

Përbërësit:

2 fileto pule
1 karrotë
1 kungull
1 patate e ëmbël
1 dorë brokoli
1 spec i verdhë ose i kuq
Kripë, piper, pak rigon
1 lugë vaj ulliri për pas avullimit

Për salcën:

200 g kos i trashë
Lëngu dhe lëkura e një limoni
1 thelpi hudhër i grirë imët
Kripë, piper, pak vaj ulliri

Të flasësh në publik, pse disa njerëz e kanë të vështirë?

Si aftësohet e folura në publik?

Nga gishtat e hapur te duart lart e mjekra, si thithet audienca në masë?