Të ftuar:

Ndriçim Mehmeti: Pedagog
Dorina Prethi: Avokate
Ditmar Bicaj: Trajner Futbolli
Sara Jaupaj: Regjisore

Skype, Entela Isufi: Psikologe

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Receta e mëlçive të pulës, më e mira që keni shijuar ndonjëherë

500 gr mëlçi pule
1 lugë gjelle miell ( për pudrosjen e mëlçive )
Vaj ulliri
1 qepë e madhe
4 thelpinj hudhra
Piper të kuq + kumin + trumzë
1/2 gotë verë të bardhë
1/2 gotë pure domate ( 100 gr )
Kripë + piper të zi
100 ml krem pana
2 lugë majdanoz të grirë hollë

Pastrojmë dhe thajmë mëlçitë e pulës. I pudrosim ato me 1 lugë gjelle miell dhe i lëmë menjanë. Në një tigan ngorhim 4 lugë gjellë vaj ulliri, e më pas shtojmë qepën të prerë në fije. E kaurdisim qepën derisa të zbutet e më pas shtojmë hudhrat e shtypura + 1 lugë çaj piper të kuq + 1 lugë çan kumin 1 lugë çaj rigon ose trumzë. I përziejmë 1 min dhe shtojmë në tigan mëlçitë e lyera me miell. I skuqim ato nga të dyja anët dhe i skuqim me pak verë të bardhë. E lëmë alkolin të avullojë për 1-3 min, e më pas shtojmë purenë e domates. I përziejmë ngadalë duke rregulluar shijen me pak krem pana. E lëmë të marrë valë për 3 min. Në fund shtojmë pak majdanoz dhe gjithçka gati për ta shërbyer.

Sallatë me bollgur

1 gotë bollgur
Vaj ulliri ( Për skuqjen e bollguri )
2 karrota
2 limona ( lëngu dhe lëkura )
5 qepë të njoma
1/2 gotë misra të zierë
1 spec i kuq
1 spec i verdhë
Kopër + majdanoz
Nenexhik i freskët ( 1 grusht )
1 filxhan çaj kastraveca turshi në kubikë
1/2 gotë arra të copëtuara
Vaj ulliri + kripë

Vendosim në një tigan të thellë 2 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë në to karrotat të grira me rende dhe i përziejmë ato në tigan për 1-2 min. Shtojmë bullgurin dhe i kaurdisim së bashku për 2 min të tjera. Shtojmë në tigan 1.5 gotë ujë të valuar + lëngun e 2 limonave + kripë. I përziejmë mirë, ulim temperaturën në mesatare. Mbulojmë tiganin me kapak dhe lëmë bullgurin të gatuhet për rreth 15 min. Ndërkohë që bullguri gatuhet grimë specat në kubikë të vegjël po ashtu dhe kastravecin trashë. I presim në kubik të vegjël të gjitha erzat e freskëta, kopër, majdanoz, nenexhik i grimë shumë imët. Po ashtu dhe qepët e njoma i presim në unaza të holla. Arrat i grimë në copa të vogla. Largojmë bullgurin, e thermojmë me pirun dhe pasi e ftohim e përziejmë me të gjithë përbërësit e mësipërmë. E përziejmë duke shtuar dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri të tjera. Arrat i hedhim në sipërfaqe dhe e shërbejmë.

Pse ndjejmë nostalgji për të shkuarën dhe si ndikon kjo në jetën tonë?

A duhet ta ushqejmë apo ta “luftojmë” nostalgjinë?

Momentet nostalgjike për Ndriçim Mehmetin, Dorina Prethin, Ditmar Bicajn, Sara Jaupaj

/tvklan.al