Të ftuar:

Teuta Maçi – Farmaciste

Florinda Mazreku – Aktore

Në skype: Chrysanthi Kalogeri – Astrologe

2 receta

Presh me pançetë dhe oriz

1 kg presh
100 gr pancetë
1 qepë të thatë
3 thelpinj hudhër
2 karota
1 lugë salcë koncentrat domate
Ujë mbi nivelin e preshëve
Kripë dhe piper i zi
4 lugë gjelle oriz
½ gotë pure domate
Majdanoz (opsional)
Vaj ulliri

Fillimisht pastrojmë preshët dhe i presim në gjatësi rreth 2,5–3 cm pjerrtaz.
Në një tenxhere hedhim 3 lugë vaj ulliri kaurdisim pancetën derisa të theket. Më pas shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël i përziejmë së bashku për 3 minuta deri sa qepa të zbutet. Shtojmë hurdhrat e grira dhe karotat. Vazhdojmë perzierjen duke shtuar salcën e domates për 1 min dhe më pas shtojmë preshët dhe i përziejmë. Ulim temperaturën në mesatare dhe vendosim kapakun sa te ulin preshët pak volumin. Shtojmë ujë të ngrohtë baraz me nivelin e preshëve dhe rregullojmë shijen me pak kripë dhe maggi perimesh + piper të zi. Vendosim kapakun për 10 minuta dhe më pas shtojmë orizin të hidratuar më parë me ujë dhe 1/2 gotë pure domate. E përziejmë me kujdes, vendosim kapakun dhe lëmë orizin të gatuhet për 15 min në temperaturë mesatare. Në fund kush e preferon mund të shtojë pak majdanoz ose jo. Do të jepte shumë shije pak vaj ulliri dhe limon në fund.

Bukë e thurur me qumësht dhe kos

1 gotë qumësht
1 gotë ujë
Miell për çdo përdorim (rreth 450–500 gr)
1 lugë gjelle maja e thatë
1/5 lugë gjelle sheqer
1 lugë gjelle kripë
100 ml vaj bimor (½ gotë)
3 lugë gjelle kos

Për sipërfaqen
1 të verdhë veze
Susam

Në një tas të madh vendosim qumështin dhe ujin e vakur. Shtojmë sheqerin dhe majanë dhe e lëmë 5-10 minuta sa majaja të fillojë të altivizohet. Më pas shtojmë kosin + kripën + vajin, e përziejmë pak deri sa të na formohet një brumë i butë pak ngjitës nëpër duar. Miellin e hedhim pak nga pak me qëllim që të mos hedhim më tepër se sa duhet. Mbulojmë brumin në tas dhe e lëmë atë të dyfishohet vëllimi i tij për gati 1 orë. Më pas spërkasim tavolinën me pak miell dhe hapim brumin me duar ose në formë vezake. Vendosim një okllahi ose petës të trashë në mes të tij duke e spërkatur me vaj, presim pjesët anësore paralel si majtas dhe djathtas të petësit dhe i lidhim ose i vendosim mbi njëra-tjerën duke mbuluar petësin e largojmë duke e rrëshqitur atë dhe na formohet një bukë e thurrur. E lyejmë sipërfaqen me vezë, e spërkasim me susam dhe e pjekim në temperaturë 190 gradë C deri sa të marrë ngjyrë të artë.

Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve: Shenjat që nuk duhet të injorojmë

Hëna e plotë në shenjën e binjakëve, parashikimi i yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

Një virgjëreshë si aktorja Florinda Mazreku, astrologia i lexon hartën astrologjike 

/tvklan.al