Të ftuar:
Klodian Murati – instruktor yoga
Suela Koçibellinj – aktiviste
Marjo Brakaj – gazetar
Doklea Hadërgjonaj – psikologe
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Lakër me mish
600 gr mish viçi
1 kg lakër të bardhë
2 qepë
2 karrotq
1 lgj gjalpë
Vaj ulliri
1 lç piper i kuq
1 lgj salcë domate ose 1/2 kuti domate
Kripë dhe piper i zi
2 gjethe dafine
Fillimisht presim copat e mishit sipas preferencës tuaj. Në një tenxhere të thellë shkrijmë gjalpin me vaj ulliri dhe kaurdisim qepën për 2 minuta. Shtojmë në të copat e mishit dhe vazhdojmë ti skuqim së bashku me qepën. Nëse preferoni mu d të shtoni 2 karrota në rende. I përziejmë për 2 minuta e më pas shtojmë piperin e kuq e salcën koncentrat. Në mungesë mund të shtoni dhe gjysmë kuti domate. Vazhdojmë të përziejmë e rregullojmë shijen me kripë e piper të zi dhe 2 gjethe dafine. Shtojmë lakrën të pastruar dhe të prerë në kubikë ose shirita sipas dëshirës. Vendosim kapakun për 3 minuta me qëllim që lakra të ulë volumin duke e përzier e më pas të mbuluar me kapak. Kur lakra të ketë ulur mirë volumin shtojmë 1 gotë e gjysmë ujë të nxehtë. E përziejmë me kujdes, ulim temperaturën në mesatare dhe e lëmë gjellën të gatuhet në këtë temperaturë për afro 50 minuta deri në 1 orë. Herë pas here e kontrollojmë, nëse uji shteron mund të shtojmë nga pak sasi.
Makarona me salcën tigulio, rikota dhe fistikë
320 gr makarona tub
1 kavanoz salcë tigulio
1 lç kripë
Pak vaj ulliri
Parmixhan i grirë
Vendosim në tigan një tenxhere me ujë të bollshëm për të zier. Shtojmë 1 lugë çaji kripë dhe i ziejmë makaronat për 11 minuta. I kullojmë e më pas në tenxheren ku kemi vendosur makaronat, shtojmë kavanozin me salcën tigulio. E përziejmë dhe i shërbejmë duke e spërkatur me pak fare vaj ulliri dhe parmixhan.
Në një tigan ngrohim 2-3 lugë gjelle pana gatimi. Shtojmë salcën tigulio, e përziejmë e më pas shtojmë makaronat e kulluara në tigan. I përziejmë dhe gjithçka gati për ti shërbyer me pak parmixhan.
Të jesh “xhelat i vetes”, pse disa njerëz i flasin vetes negativisht?
Pse disa njerëz priren shpesh të fajësojnë veten?
/tvklan.al












Botërori 2026 