Të ftuar:

Albana Daka: Nutricioniste

Tea Shehu: Mjeke endokrinologe

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Vezë në spinaq kremoz

400 gr spinaq
6 kokrra vezë ( të ziera 8 minuta )
Vaj ulliri
2 thelpinj hudhra
Kripë
1 lugë gjelle miell
1 gotë qumësht
Piper të zi + arrë moskat
Pak piper të kuq
100 gr djathë mozzarela ( për pica )Fillimisht vendosim në një tenxhere 6 kokrra vezë. I ziejmë ato për 8 minuta e më pas i qerojmë. Në një tigan vaji kaurdisim spinaqin derisa të ulë volumin. Shtojmë hudhrat e shtypura + kripë e më pas 1 lugë gjelle miell. Kaurdisim miellin për 2 min së bashku me spinaqin e më pas shtojmë 1 gotë me qumësht + piper të zi + arrë moskat. Presim vezët në gjysma dhe i vendosim të gjitha mbi spinaq. I spërkasim në sipërfaqe me piper të kuq. mbulojmë vezët me djathë, vendosim kapakun që djathi të shkrijë dhe gjithcka gati për tu servirur.

Simite për mëngjes

100 ml qumësht të vakur
200 ml ujë të vakur
3 lugë gjelle kos
3 lugë gjelle vaj
10 gr maje birre
1 lugë çaj sheqer
1 lugë çaj kripë
600-650 gr miell
1 të verdhë vezë

Në një tas vendosim qumështin, ujin e vakur. Shtojmë majanë duke e përzierë derisa ajo të tretet. Shtojmë sheqerin e përziejmë + miellin, pak nga pak + kosin + vajin + kripë. I përziejmë me duar ose me robot dhe lëmë brumin të pushojë për 1 orë derisa të dyfishohet. Më pas vendosim në tavolinen e punës dhe e punojmë shumë lehtë ( jo ta ngjeshim ) E ndajmë brumin në kulac mesatar,e lëmë përsëri të pushojë 10 min e më pas i hapim me duar duke i dhënë formen simites. I vendosim në një tepsi me letër pjekje. I lyejmë në sipërfaqe me të verdhë vezë dhe i pjekim në temperaturen 220 gradë për 10-12 min.

A është e vërtetë varësia nga sheqeri?

Rreziqet që vijnë nga konsumimi i tepërt i sheqerit

Endokrinologia: Pacientët diabetik kur janë me insulinë të bëjnë 7 matje në ditë