Të ftuar:

Edlira Birko – gazetare

Erilanda Bakalli – instruktore palestre

Edlira Rehovica – mjeke senologe

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Brumë makaronash me spinaq (ngjyrë jeshile)

Përbërësit:

300 gr miell 00
2 vezë të plota
60 gr spinaq të zierë dhe të shtrydhur mirë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 majë luge kripë
100 gr miell semola

-Spaghetti me salcë elegante dhe të lehtë

Përbërësit:

1 lgj gjalpë
Lëkura ½ limoni
1–2 lugë gjelle lëng limoni
Kripë & piper i zi
Pak ujë nga zierja e makaronave
Parmigiano i grirë për servirje

Komposto shege

4-5 shegë të mëdha
400- 500 ml ujë
½ lugë çaji lëng limoni
2 lgj sheqer (opsionale)

Historia e gazetares/ Prej 3 vitesh në luftë me kancerin e gjirit

Muaji i tetorit është një kujtesë për të parandaluar kancerin e gjirit duke bërë kontrollin vjetor, për të dëgjuar histori vajzash e grash që ia kanë dalë të triumfojnë apo janë ende në betejën e tyre. Historitë na ndërgjegjësojnë se ka gjithnjë shpresë dhe forcë për të mos u dorëzuar, edhe në një periudhë të errët.

Gazetarja Edlira Birko e ka luftuar kancerin e gjirit dhe e di mirë pragun e dorëzimit. Fjala “paciente” nuk i pëlqen dhe është përpjekur shumë që të mos e shohë veten si të tillë e të tregohet e fortë. Në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan ajo tregon sesi mundohej që sapo të mbaronte kimioterapinë, të gjendej në punë, të mos plogështohej, por mbi të gjitha, të mos trishtohej.

Edlira Birko: Ajo më mbajti që mos t’i dorëzohesha trishtimit sepse po t’i dorëzohesha trishtimit që ishte shumë prezent në çdo moment se nuk është vetëm trishtimi yt. Unë nuk e kisha parë ndonjëherë tim shoq të lotonte, e kisha përballë. Kur e mori vesh im bir tha “ma, isha me shokët dhe kur më lajmëroi babi, m’u duk sikur më kaloi një tren.” Kur mendoj të dridhurat e vajzës, s’është e lehtë. Duhet t’i mendosh të gjitha këto dhe mendo sa e rëndë është. Si mund ta përballosh? Unë i thosha edhe vetes çfarëdo që të ndodhë, ne nuk e dimë çfarë ndodh nesër, askush nuk e di të nesërmen, ne jetojmë gjithmonë sot. Të nesërmen thosha mami do të shkojë në punë, do të çohet në këmbë sepse ne flasim gjithmonë për sëmundjen që kalon pacienti, por ne jemi të përkëdhelur në rastin kur kemi njerëz pranë. Drama më e madhe është e familjarëve dhe në qoftë se ti hedh vështrimin nga familjarët, drama jote shumëfishohet.

Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Faktor numër 1 për kancer gjiri! Krahasimi alarmues: 20 kontraceptivë baraz me një pilulë emergjence

Në “Tetorin rozë” një pjesë të rëndësishme e zë ndërgjegjësimi për parandalimin e kancerit të gjirit. Një sëmundje aspak e lehtë, por edhe më sfiduese nëse nuk zbulohet në kohë. Veç kontrolleve, parandalimi favorizohet nga një jetesë e shëndetshme.

Shkenca ka vërtetuar se obeziteti është një faktor që rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Mjekja senologe Edlira Rehovica shpjegon në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se hormoni i estrogjenit te femrat prodhohet edhe nga dhjami periferik. Rrjedhimisht, shtimi i sasisë së estrogjenit në organizëm e bën më të cenueshëm nga kanceri.

Edlira Rehovica: Në momentin që ti ke një masë trupore të lartë, një pjesë të konsiderueshme të kësaj mase trupore, e zë edhe dhjami. Në dhjamin periferik prodhohet estrogjen sekondar. Domethënë te një femër nuk ka vetëm dy vezore që prodhojnë estrogjen, por është edhe ky dhjami ekstra që prodhon estrogjen. Ne e dimë që estrogjeni është faktor i riskut numër 1 për kancerin e gjirit, është t’i hedhësh benzinë zjarrit. Estrogjeni periferik do të thotë një njeri obez është e sigurt që e ka, është e sigurt që ka një faktor risku më të madh. Por pse duhet ta lëmë veten deri në këtë pikë? Jemi femra, këtë nuk e kemi zgjedhur ne që të jemi femra dhe të kemi estrogjenin e vezoreve, por mund të zgjedhim të mos kemi estrogjen ekstra. Ëfarë do të thotë? Duhet të hamë shëndetshëm dhe të ushtrohemi. Kjo nuk do të thotë të jem e dobët, të jem i shëndetshëm.

Rehovica shton se estrogjeni merret edhe në rrugë të jashtme. Një mori trajtimesh përmbajnë estrogjen të lartë që në të ardhmen mund të rezultojë në kancer.

Edlira Rehovica: Ne kemi trajtimet për fertilizimin e asistuar (IVF) dhe shumica e grave marrin terapi hormonale. Ne kemi kontraceptivë, spirale, pilulat e emergjencës. Të gjitha këto janë elementë që kanë estrogjen ekstra. Përveç estrogjenit tonë, ne marrim ekstra. Nëse ti merr në mënyrë jo korrekte këto gjëra, ti po i shton trupit tënd dozat e riskut. Për shembull, përdoret kontraceptivi i emergjencës. Ua them pacienteve gjithmonë: një pilulë emergjence vendose këtu, 22 tableta kontraceptivë vendosi në dorën tjetër, është njësoj si të pish nga doza hormonale një tabletë dhe 22, një grusht me tableta. Nuk e kanë idenë e dozës së hormonit që po marrin. Nuk e perceptojnë dot, thonë një tabletë e vogël. Po, po, ajo një tabletë e vogël ka një dozë estrogjeni të frikshme. Kanë përdorur 4-5 tableta dhe problemi është që efekti nuk është imediat, e piva tani, nesër do të bëhem me kancer gjiri sepse procesi i kancerit nuk është proces sot për nesër. 

/tvklan.al