Të ftuar:

Loreta Berhami – botuese

Anisa Zaçe – psikologe

Entela Lika – drejtoreshë, shkolla “1 Maji”

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Osobuko viçi me salcë perimesh

3-4 copa mishi osobuko
2 qepë
1 presh
2 karrota
1 kokë hudhër
3-4 domate të pjekura
1 gotë e madhe me verë të kuqe
3 gota lëng mishi
2 lgj niseshte misri
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Dafinë
Pastrojmë copat e mishit. I bëjmë një prerje në lëkurën anësore dhe i marinojmë me kripë.n” Ngrohim vajin në tigan dhe i skuqim ato mirë sa të zverdhen. Në po atë yndyrë vendosim të gjitha perimet, qepë, presh, karrota të prera në copëza të vogla. Hudhrën e presim në dysh horizontalisht dhe e vendosim në qendër me prerje nga poshtë. Shtojmë 1 gjethe dafinë. I përziejmë perimet deri sa të marrin ngjyrë e më pas shtojmë domatet e prera. Shuajmë perimet me verë të kuqe. I përziejmë të gjithë përbërësit e më pas vendosim mishin në tigan. Shtojmë lëngun e perimeve dhe lëmë mishin të ziejë për 1 orë, 1 orë e gjysmë me kapak. Pasi të kalojë kjo kohë, largojmë përsëri mishin. Kullojmë perimet në sitë dhe lëngun e vendosim përsëri në tigan. Shtojmë tek lëngu 1 lugë gjelle gjalpë, 2 lugë gjelle niseshte të holluar me ujë. I shtojmë në tigan. Vendosim përsëri mishin dhe e lëmë të ziejë deri sa salca të trashet dhe të mbetet krem. Më pas e shërbejmë.

Sallatë me kus kus

1 gotë kus kus
1 gotë uji i valuar
Kripë
1 lgj vaj
200 gr domate qershi
200 gr kastravec
1 spec jeshil
1 spec i verdhë
4 qepë të njoma
1 gotë qiqra të ziera
Gjysmë qepë e kuqe
1/2 gotë ullinj të zinj
10 domate të thata
2 kastraveca turshi
1 tufë majdanoz

Salca e marinimit
3 lgj vaj ulliri
2 lgj lëng limoni
1 lç mustardë
Pak mjaltë
1 thelb hudhër
1 lk kumin
1 thelb hudhër
Kripë dhe piper i zi
Në një tas vendosim kus-kusin, pak kripë, një lugë gjelle vaj ulliri, ujin e valuar. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta. Më pas presim domatet në gjysma dhe të gjitha perimet e tjera i presim në kubikë të vegjël. Të gjitha perimet i shtojmë në tasin me kus kus. Shtojmë qiqrat dhe majdanozin. Në një tas tjetër bashkojmë të gjithë përbërësit e salcës. I përziejmë mirë dhe e shtojmë në tasin me kus kus dhe perime. I përziejmë dhe e shërbejmë në pjatë të ftohtë. Nëse dëshironi mund të shtoni dhe fruta të thata.

“Brezi i ankthit”, një libër që duhet lexuar nga çdo prind

Pse gjenerata Z po konsiderohet si brezi i ankthit?

/tvklan.al