Të ftuar:

Tea Dupi – influencer

Erikleda Dorezi – gazetare

Sibora Kalluci Medolli – psikologe

Enxhi Valteri – blogere

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Gjelle me lakër turshi dhe qofte të vogla

1 kg lakër turshi
2 qepë mesatare
2 lugë gjelle vaj + 1 lugë gjelle gjalpë
70 gr pançetë (Opsionale)
1 lugë çaji piper të kuq
Piper të zi
2 gjethe dafinë
1 lugë salcë (koncentrat)
1.5 gotë lëng mishi ose uje të nxehtë

Për qoftet

400 gr mish të grirë
1 qepë
1 fetë bukë të zbutur me ujë ose qumësht
Kripë + piper të zi + piper të kuq
1 lugë gjelle majdanoz të thatë
1 lugë çaji hudhër pluhur
1 vezë

Fillimisht bashkojmë një tas përbërësish të qofteve, punojmë brumin e qofteve mirë me dorë dhe formojmë qofte të vogla sa një arrë të madhe. Në një tigan ku do te gatuajmë lakrën hedhim pak vaj dhe pasi të kemi pudrosur qoftet shumë lehtë i skuqim sa të ndryshojnë ngjyrë, i largojmë nga tigani dhe në atë yndyrë i shtojmë një lugë gjalpë dhe qepën të grirë në kubikë të vegjël të cilën e kaurdisim sa të zbutet lehtë.

Nëse preferoni mund të shtoni 70 gram pançetë të prerë në kubikë të vegjël të cilën vazhdojmë ta kaurdisim në qofte. Shtojmë salcën, piperin e kuq,piperin e zi, lakrën të prerë në shirita jo shumë të hollë, punojmë mirë të gjithë përbërësit në tigan e në fund shtojmë 1,5 gote lëng mishi ose ujë te valuar.

Vendosim kapakun dhe lëmë lakrën të ziejë 10 minuta më pas shtojmë qoftet, sasinë e lëngut sipas preferencës tuaj nëse dëshironi mund t’i shtoni dhe pak ujë dhe pasi vendoim kapakun i lëmë të ziejnë lakrën për 15 minuta në temperaturë mesatare, më pas fikim zjarrin. E lemë gjellën të qetësohet 10-15 minuta të tjera dhe e shërbejmë.

Ëmbëlsirë me qumësht me shije bakllavaje

8-10 peta bakllavaje
70 gr gjalpë
150 gr arra (të pjekura të grira)
150 gr mjaltë

-Kremi

0.5 gotë sheqer (100 gr)
2 të verdha vezë
2.5 lugë gjelle niseshte
3 gota qumësht (600 ml)
1 lugë gjelle gjalpë
1 pako vanilje
200 ml krem pana ëmbëlsirë

Fillimisht spërkasim petët me gjalpin e tretur, i rrudhosim si firzamonikë, i radhisim në një tepsi dhe i pjekim në temperaturën në temperaturën 189 gradë derisa të marrin ngjyrën kafe të artë. I nxjerrim nga furra, i lëmë të ftohen e më pas i copëtojmë në copëza të vogla. I vendosim në një tas ku do të shtojmë arrat e pjekura dhe të thërrmuara në copza të vogla. I përziejmë së bashku me petët me arrat dhe i lëmë mënjanë.

Në një tenxhere vendosim sheqerin + të verdhat e vezëve + niseshtenë + qumështin, i përziejmë me tel dore e më pas vendosim kremin në zjarr duke i përzierë vazhdimisht derisa kremi të trashet. Shtojmë vaniljen dhe 1 lugë gjelle gjalpë, i përziejmë mirë me tel dore e më pas vendosim derisa kremi të trashet. Shtojmë vaniljen dhe 1 lugë gjelle gjalpë. I përziejmë mirë. E largojmë tenxheren nga zjarri dhe e transferojmë kremin në një tas. E përziejmë me tel dore të bjerë pak temperatura e më pas shtojmë panën të rrahur shumë pak. E përziejmë me kremin dhe fillojmë të mbushim gotat.

Fillimisht në fund të gotës vendosim 2 lugë gjelle petë të përziera me arra. I spërkasim me pak mjaltë e më pas mbushim 3/4 e gotës me krem, më shumë se gjysma e gotës. Më pas shtojmë dhe 2 lugë gjelle petë të përziera me arra dhe këtë radhë i spërkasim me mjaltë dhe i lëmë gotat të mpiksen mirë e më pas e shërbejmë.

Çerdhe, gjyshe apo dado/ Cila është zgjedhja e duhur për fëmijët?

“E percepton si braktisje”, gabimi që prindërit bëjnë me fëmijën në ditën e parë të çerdhes

Ankthi i ndarjes, momentit kur fëmija duhet të shkëputet nga kujdesi i pandërprerë i nënës për të kaluar te institucionet si çerdhja, kopshti apo të një dadoje, nis të shfaqet nga muaji i tetë deri në të tetëmbëdhjetin, ndërsa kulmi është në të katërmbëdhjetin.

Sipas psikologes Sibora Kalluci Medolli është shumë e rëndësishme që fillimisht të jetë gati nëna për ta bërë shkëputjen sepse është ajo që parapërgatit fëmijën. Në bisedën me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, psikologia zhvillimore shpjegon se si duhet të ndodhë kjo përgatitje. Një pikë e rëndësishme ku ajo ndalet janë orët që fëmija duhet të qëndrojë në çerdhe apo kopsht ditët e para sepse ka një gabim që përkthehet në një traumë për të.

Sibora Kalluci Medolli: Unë si psikologe zhvillimi them që idealja është 18 muaj. Ka fëmijë që shkojnë edhe pak më herët, 12 muaj, 15 muaj dhe relativisht janë gati, janë të përgatitur. Si bëhet përgatitja? Përgatitja, arma më e fortë që kemi në dorë është komunikimi. Pra ne t’ia komunikojmë fëmijës çfarë nddodhë, ku do shkojë, kë do takojë? Faza e përshtatjes është bazë që të bëhet në formë të shëndetshme. Nuk mund ta lësh fëmijën në ditën e parë apo në javën e parë 8 orë diku sepse automatikisht truri i fëmijës e proceson si braktisje. Ai mund të jetë kopshti më i mirë, çerdhja më e mirë, mund të ketë mësueset më profesionale, por nëse ti si prind e lë ditën e parë 6 orë, 8 orë automatikisht fëmija e koncepton që mami dhe babi e braktisën këtu.

Ermelinda Ndoja: Kjo gjë lë gjurmë te fëmija në kohë afatagjatë në qoftë se e merr si braktisje gjithë këtë shkëputje që mund të bëhet nga fëmija me prindin?

Sibora Kalluci Medolli: Në ditët e para.

Ermelinda Ndoja: Por edhe në kohë afatgjatë.

Sibora Kalluci Medolli: Sigurisht, gjurmët ne i masim përmes studimeve që bëhen në kohë dhe nëse fëmija  lihet ditën e parë, javën e parë diku, në këtë rast në çerdhe, por edhe me dadon nëse do ta lësh në shtëpi. Në momentin që ti do ndahesh nga fëmija pa ia komunikuar se çfarë do të ndodhë në fillim, fëmija humbet atë që është marrëdhënia me prindin. Marrëdhënia me prindje dhe ajo ngrohtësia që ne e quajmë atashim, lidhja me prindin, është e pazëvendësueshme. Figurat kryesore atashuese janë nëna dhe babai.

Si ndikon shkëputja e fëmijës nga prindërit për fillimin e çerdhes apo qëndrimin me dadon?