Të ftuar:
Anila Mullahi – Pedagoge
Ana Bejta – Nxënëse
Rea Hidri – Gazetare
Henri Xhangolli – Student
2 receta
Tavë me patate të grira, spinaq dhe kërpudha
600-700 gr patate
2 vezë
250 gr spinaq
300 gr kërpudha
1 qepë të njomë
1 thelpi hudhër
Vaj ulliri
Kripë + piper të zi
Pak rigon
2 lugë gjelle majdanoz i freskët
180 gr mozzarela e verdhë e grirë
120 gr mozzarela ( për sallatë )
2 lugë gjelle parmixhano i grirë
Qerojmë dhe grijmë patatet në rende, i shpërlajmë mirë me ujë të ftohtë e më pas me ndihmën e një pecetë i shtrydhim mirë me qëllim që të mos kenë lagështirë dhe i vendosim në një tas. Shtojmë tek patatet e grira 2 lugë gjelle djathë të grirë në rende + kripë, piper të zi dhe pak rigon të thatë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas e më pas në një tavë të vogël shtrojmë një letër pjekje, e spërkasim me vaj, nivelojmë rreth e qark tavës patatet me vezë duke formuar një gropëz nëpërmjet pjesëve anësore që i ngrejmë pak. Vendosim tavën në furrë në temperaturëm 200 gradë për 15 minuta. Ndërkohë në një tigan me pak vaj kaurdisim kërpudhat, i kaurdisim sa të gatuhen e më pas shtojmë spinaqin të cilin e përziejmë vetëm 3 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi + hudhrën e grirë. Nxjerrim tavën nga furra. Shtojmë në bazë djathë mozzarela në rende mbi të cilën nivelojmë spinaqin me kërpudha të gatuara. Mbi mbushje vendosim disa kubikë djathi mozzarela në fund spërkasim me pak parmixhano dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.
Bukë vale ose papare
Bukë të ftohtë
1 lugë gjelle gjalpë + vaj ulliri
1 filxhan kafeje ujë
2-3 feta djathë të bardhë
1 lugë kafe nenexhik
Bukë vale ose paparja mund të përgatitet vetëm me gjalpë ose vetëm me vaj ulliri ose të dyja bashkë. Ngrohim yndyrën dhe skuqim bukën të copëtuar në copëza mesatare. Pasi buka të jetë skuqur lehtë e spërkasim me dorë me ujë. Ulim temperaturën në mesatare duke i vendosur tiganit kapak me qëllim që buka të zbutet pak. E aromatizojmë me nenexhik të thatë. Therrmojmë djathin e përziejmë së bashku me bukën, fikim zjarrin dhe e lëmë bukën të marinohet me djathin dhe nenexhikun njëkohësisht dhe të vazhdojë të zbutet me avullin e saj. E servirim pas 7-10 minuta. Mund të shoqërohet me çaji mali.
Cilat janë pasiguritë e të rinjve?
Çfarë do punojnë, si do ja dalin, si e shohin jetën të rinjtë?
BLACK FRIDAY NË COMODITA HOME – DITËT E FUNDIT! Tel: 0800 08 08
/tvklan.al












Botërori 2026 