Të ftuar:
Qamil Dika: Mjek, pedagog
Dritan Gremi: Sipërmarrës
Glanduela Leci
Genta Qendro: Avokate
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Brinjë qingji me salcë barbecue
1.5 – 2 kg brinjë qingji
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë & piper i zi
1 lugë çaji paprika e ëmbël
½ qepë
1 degë rozmarinë
1 lugë gjelle salcë soje
½ gotë ujë
Për salcën barbecue të shpejtë:
200 ml ketchup
2 lugë gjelle salcë soje
2 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle uthull molle
Perime mesdhetare në zgarë me marinadë balsamike, shoqëruar me hummus
1 patëllxhan
2 kunguj
2 qepë
2 speca (të kuq ose jeshilë)
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull balsamike
2 thelpinj hudhër
½ tufë majdanoz
Kripë & piper i zi
Për hummusin:
1 kuti qiqra (400 gr )
2 lugë gjelle tahini
2 lugë gjelle vaj ulliri
Lëngu i 1 limoni
1 thelpi hudhër
Kripë
Pak ujë të ftohtë
Studim: Orët e gjata të punës ndryshojnë strukturën e trurit
Më pak punë, më shumë efikasitet! Modeli shqiptar i suksesit me 32 orë në javë
32 orë punë në javë tingëllojnë një utopi, por sipërmarrësi Dritan Gremi e ka mundësuar për punonjësit në biznesin e tij. Gjatë bisedës në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ai thotë se u nis nga përjetimi i tij personal për të shkuar drejt këtij vendimi.
Duke qenë një emigrant që kishte provuar të bënte disa punë me orë të zgjatura, hapja e biznesit e bëri që të punonte edhe më gjatë, ndonjëherë 7 ditë të javës. Me kohën, ai vendosi që punonjësit të reduktonin ngadalë orët e punës duke arritur në një rekord, i cili vendoset para pyetjes: a bie efikasiteti?
Dritan Gremi: Kur kam qenë emigrant kam bërë nga 2-3 punë, kam punuar nga 18 orë në ditë, kemi punuar 4-5 muaj pa asnjë ditë pushimi. Ne e dimë shumë mirë çfarë do të thotë kjo gjë dhe vetëdija e brendshme është një gjë e madhe, njeriu mendon çfarë do t bëjë me veten, paratë që i vijnë, që akumulon në biznesin e tij dhe pastaj eksperimenton. Me thënë të drejtën, ne kemi një rekord europian, nuk ka një vend të Europës ku punon më pak orë se te ne, 32 orë. U bënë gati tri vite e gjysmë që ne e kemi vendosur këtë standard. Ajo që vlen të theksohet, se pyetja është a humb apo nuk humb efikasiteti? Nuk humb efikasiteti nëse ti je një drejtues i mirë dhe arrin të mbash ekuilibrat, të pozicionosh njerëzit në vendin e duhur, t’i stimulosh ata. Të dhënat tregojnë që ne nuk kemi apsur humbje në këtë gjë duke bërë këtë manovër dhe reformë.
Gremi thekson se një drejtues ka përgjegjësi mbi punonjësin e tij, jo vetëm për sigurinë fizike, por edhe për shëndetin emocional, përjetimin e tij në punë e deri te zhvillimi dhe rritja profesionale e punëmarrësit.
Pse është kaq e rëndësishme balanca punë-jetë?
/tvklan.al












Botërori 2026 