Të ftuar:

Ariola Cara – Stomatologe

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Lazanjë me perime

12 ose 16 peta lazanje

1 patëllxhan

2 kunguj të njomë

2-3 speca mix ngjyra

4 domate

1 thelb hudhër

Vaj

Kripë dhe piper i zi

200 gr djathë mozzarella

60 gr parmixhan

Për beshamelin

100 gr gjalpë

100 gr miell

1 litër qumësht

Kripë

Arrë moskat

Vendosim tiganin me vaj dhe sa të ngrohet vaji shtojmë në tigan 1 thelb hudhër të plotë dhe domatet të prera në kubikë. I kaurdisim deri sa domatja të fillojë të ziejë. Menjëherë shtojmë patëllxhanin e prerë në kubikë të vegjël. I përziejmë ato e më pas shtojmë specat e prerë në kubikë dhe i përziejmë të gjithë përbërësit në tigan. Presim kungujt në gjysmë rrathë dhe pasi të largojmë hudhrën, shtojmë kungujt, i përziejmë mirë të gjitha perimet. Shtojmë pak kripë, i përziejmë dhe i lëmë perimet të gatuhen për 10 minuta.

Ndërkohë përgatisim beshamelin si zakonisht. Shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin, i përziejmë së bashku gjalpë dhe miell deri sa mielli të fillojë të zverdhet. Shtojmë qumështin pak nga pak, e përziejmë vazhdimisht deri sa salca beshamel të marrë trajtën e duhur pasi të vlojë për 3-4 minuta. E fikim zjarrin, shtojmë në fund kripë dhe arrë moskat. Në tavë shtojmë 3-4 lugë gjelle beshamel, e shpërndajmë në të gjithë tavën e më pas vendosim petët e lazanjës të lagura më parë me ujë të nxehtë. Mbi petat e lazanjës vendosim 2 lugë gjelle beshamel, e hapim mbi petë e më pas vendosim pak nga perimet e gatuara. E shpërndajmë mbi gjithë sipërfaqen dhe mbi perimet shpërndajmë djathë mozzarella.

Më pas vendosim petët e lazanjës të lagura në ujë të nxehtë, pak beshamel, perimet, djathë e më pas fillojmë rreshtin e tretë të petave. Vazhdojnë njësoj si më parë. Vendosim në tavë sa shtresa të dëshironi veç shtresa e fundit nuk mbyllet me petë por me perime, djathë, beshamel, parmixhan i grirë hollë. Vendosim tavën në furrën e parangrohur 190-195 gradë për 30 minuta, ndoshta edhe 5 minuta më shumë deri sa sipërfaqja e tavës të marrë ngjyrë kafe të artë.

Speca me salcë kremoze

4-5 speca të kuq

4 thelpinj hudhër

2 lgj miell

500 ml qumësht

3 lgj gjizë pa kripë ose ajkë

1 lgj gjalpë

Pak piper të kuq

Ngrohim vajin dhe shtojmë menjëherë në tigan, specat e prerë në copa sipas prefrencës. I kaurdisim specat mirë derisa ato të ulin volumin. I largojmë specat nga tigani dhe kaurdisim në yndyrën e mbetur miellin por jo ti japim ngjyrë. Shuajmë miellin me qumësht e përziejmë vazhdimisht derisa salca të fillojë të trashet. Shtypim hudhrat i shtojmë në tigan, shtojmë specat, fikim zjarrin e më pas shtojmë gjizën ose ajkën, i përziejmë mirë e më pas e ndajmë në tasa qeramik. Shkrijmë pak gjalp me piper të kuq e spërkasim në sipërfaqe dhe vendosim tasat në furrë në temperaturën 180 gradë për 10-15 minuta.

Filler dhe botox, procesi, kujdesi dhe përfitimet

Ofertat më të fundit të dyshekëve në Comodita Home