Të ftuar:
Helena Halilaj – poete
Denis Bizhga – kitarist, pedagog
Defrim Methasani – gazetar
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Brinjë qingji me patate në qumësht
800 gr brinjë qingji
2 lgj vaj ulliri
2 lgj salcë soje
2 thelpinj hudhër
1 degë rozmarinë
30 gr gjalpë
Kripë dhe piper i zi
Për patatet
800 gr patate
200 ml krem pana
200 ml qumësht
2 thelpinj hudhër
50 gr gjalpë
Kripë dhe piper i zi
Për salcën
3 lgj majdanoz i grirë
2 degë mente
Pak rigon
1 thelb hudhër
2 qepë të njoma (bishtat)
4-5 lgj vaj ulliri
Fillimisht patatet i qërojmë dhe i presim në feta të holla rrumbullake. Në një tenxhere vendosim panën dhe qumështin. Shtojmë hudhrat e shtypura, kripë e më pas patatet në feta. Vendosim tenxheren në zjarr dhe i lëmë patatet të gatuhen për 5-7 minuta në qumësht me krem. Në fund shtojmë piper të zi. Transferojmë patatet nga tenxherja në një tavë të lyer me yndyrë. Nivelojmë patatet në tavë dhe vendosim disa cifla gjalpi në sipërfaqe. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë për 30 minuta. Pastrojmë mishin e qingjit. (Mirë do të ishte që pjesa e brinjës të ishte copë dhe të pritej pasi të piqej.) marinojmë mishin me vaj ulliri, salcë soje e piper të zi. E skuqim mishin deri sa të marrë ngjyrë të artë nga secila anë. Largojmë mishin nga zjarri dhe në tigan shtojmë gjalpin dhe një degë rozmarinë. Vendosim tiganin me mish në furrë në temperaturë 180 gradë për 10-12 minuta. Largojmë mishin nga furra dhe e lëmë të bjerë temperatura për 5-7 minuta e më pas presim brinjët në copa. Në një blender vendosim majdanozin e grirë, menten, pak qepë të njoma, hudhër, vaj ulliri, 2 lugë gjelle ujë dhe i grijmë duke i kthyer në salcë. Në një formë rrumbullake presim patatet( nëse janë ftohur, i ngrohim pak). Shërbejmë mishin me patatet të spërkatura me salcën e përgatitur.
Një supë super e butë me thjerrëza dhe patate të ëmbël
200 gr thjerrëza të kuqe
1 qepë e thatë
1 copë presh (pjesa e bardhë)
1/2 patate e ëmbël
1 thelb hudhër
Pak xhinxher
1/2 lç kerry
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
2 feta bukë (në kubikë)
Ujë të nxehtë ose lëng perimesh
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë në të qepët e prera në fije të holla, pataten në kubikë, 1 thelb hudhër, xhinxher të grirë në rende, kerry. Shpëlajmë mirë me ujë të bollshëm thjerrëzat që i kemi vënë më parë në ujë për 5 orë. Të gjitha perimet i kaurdisim për 5-8 minuta e më pas shtojmë ujë të nxehtë ose lëng perimesh. I lëmë përbërësit të ziejnë për 20-25 minuta në temperaturë mesatare. Kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë atë në krem. Në një tigan vendosim kubikët e bukës të cilat i spërkatim me vaj ulliri. I thekim ato sa të zverdhen e më pas pasi të shërbejmë supën, vendosim në tas disa kubikë buke, pak piper të kuq, koriandër të grirë hollë. Nëse dëshironi mund të shtoni 1 lugë gjelle arra të grira.
Edicioni i 9 i “Albania Guitar Festival”, një eksperiencë e paharrueshme muzikore
Kthim në vendlindje, çfarë ndikimi lë tek njeriu vendi ku rritet?
“Këtu jemi gjysma!” Fotoja e pabesueshme familjare e Defrim Methasanit
Dibra është një dashuri e jashtëzakonshme për gazetarin Defrim Methasani. Pavarësisht punëve apo angazhimeve, ai gjen gjithnjë kohë për t’u kthyer në vendlindje dhe për të bërë diçka sado të vogël për ta promovuar apo për të ndihmuar.
Përmes aktiviteteve të ndryshme, ai përpiqet që të jetë një zë për vendlindjen dhe njëkohësisht të kujdeset për ruajtjen e lidhjeve familjare. Në rrjetet sociale, ai publikon herë pas here foto nga këto takime, një prej të cilave e komenton në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Në foto janë pak më pak se 200 persona, por kjo është vetëm gjysma e fisit.
Defrim Methasani: Ky është fisi Methasani!
Katerina Trungu: Po shumë jeni! Lum si ju!
Defrim Methasani: Këtu jemi gjysma! Ne jemi një fis në të gjithë Shqipërinë. Në vitin 1950, babai im bëri një studim se jeton, është 90 vjeç, ishim 12 familje Methasani se një fis në të gjithë Shqipërinë, fshati Sohodoll, Dibër, që natyrisht kanë ardhur edhe në Tiranë, jetojnë edhe jashtë. Por ne në një njoftim që unë bëra në Facebook, ne u mblodhëm për herë të tretë, aty jemi 175 vetë që jemi bërë bashkë, kanë ardhur nga Italia, nga Anglia, Gjermania, nga shumë vende të Europës dhe të paktën të ishim përfaqësues të çdo fisi aty. U bëmë bashkë, lodruam, bëra një lidhje unë me 12 trungjet sepse jemi 12 trungje, një lidhje telefonike me një përfaqësues të tyre për të bërë një përshëndetje. Në hyrje futa një djalë që ishte 9-muajsh dhe babain tim 90 vjeç, ishin dy ekstremet e fisit, më i vogli dhe më i vjetri që ishin të pranishëm aty.
Kujtime dhe momente që lënë gjurmë nga vendlindja
/tvklan.al












Botërori 2026 