Të ftuara:

Ariola Cara: Stomatologe

Hyrida Basha: Pedagoge/Nutricioniste

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Byrek me kos dhe vezë

450 gr peta gjysëm të pjekura
4 kokrra vezë
500 gr kos
1 filxhan çaj gjizë pa kripë ( opsionale )
70 ml vaj + 50 gr gjalp ( të shkrirë )
Kripë

Fillimisht në një tas përziejmë vezët me pak kripë, shtojmë kosin + 5 lugë gjelle vaj të përzierë me gjalp. I përziejmë mirë dhe lëmë tasin mënjanë. Lyejmë tepsinë mirë me vaj, e më pas shtojmë petët, mund ti grijmë ato dhe t’i lyejmë me kos me vezë + yndyrë. Kështu vazhdojmë në cdo petë të shtuar e spërkasim me mbushjen. Rregullojmë anët dhe më pas e pjekim në temperaturën 200 gradë për 30 min.

Sallatë me qiqra dhe perime të freskëta

1 gotë e madhe me qiqra ( të gatuara )
1 kastravec
150 gr domate qershi
1 qepë të kuqe ( mesatare )
1 tuf majdanoz
1 grusht gjethe nenexhik

-Marinimi

Vaj ulliri
Lëng limoni
Kripë + piper të zi

Kastravecët i presim në shkopinj ( bastun ) domatet në ¼ + qepën në kubik të vegjël, majdanozin dhe nenxhikun i grijmë hollë. Vendosim qiqrat në një tas, shtojmë mbi to perimet dhe erzat e prera, i marinojmë me kripë + piper të zi + vaj ulliri dhe limon, i përziejmë mirë dhe i shërbejmë.

Çfarë tregon gjendja e dhëmbëve për shëndetin tonë të brendshëm?

Cilat janë ushqimet e duhura dhe ato të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve?

Historia e telefonuesit, 20 vite pa dhëmb, po si është përditshmëria e tij?

/tvklan.al