Të ftuar:

Shkëlqim Balili – gjinekolog

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Receta më e shijshme e pulës për fundjavë

1 kg mish pule
Kripë + piper të zi
0.5 lugë çaj piper të kuq
2 lugë gjelle mustardë
1 lugë çaji gjalp + 2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë të kuqe ( të vogël )
250 ml verë të bardhë
125 ml lëng pulë
1 dafinë
3 degë trumzë
4 lugë gjelle krem kosi ( Schmand )
1 lugë gjelle mustardë
Majdanoz

Pastrojmë, thajmë mishin e më pas vendosim atë në një tas ku e marinojmë atë me kripë + piper të zi + piper të kuq + mustardë. E marinojmë mirë duke e masazhuar atë për pak min. Në një tigan shkrijmë gjalpin + vajin dhe vendosim copat e pulës duke i skuqur mirë ato derisa të marrin ngjyrë kafe të artë nga të dy anët. Më pas largojmë mishin nga tigani. Dhe me po atë yndyrë shtojmë qepën të grirë shumë imët. E kaurdisim qepën për 3 min e më pas e shuajmë qepën me verë të bardhë. E lëmë të avullojë alkoli për 2 min. Shtojmë 125 ml lëng pule + 1 gjethe dafinë + trumzë të frekët. Vendosim copat e mishit në tigan, vendosim kapakun dhe lëmë mishin të ziejë për 20 min. Më pas largojmë përsëri copat e pulës në një pjatë, i largojmë dafinën dhe trumzën. Shtojmë në lëngun e mishit + 4 lugë gjelle krem kosi dhe 1 lugë gjelle mustardë. E përziejmë pak dhe vendosim përsëri copat e pulës dhe i largojmë ato me lugë që të marrin shijen e erëzave, i lëmë për 5 min në zjarr të ulët, e më pas e shërbejmë sipas dëshirës. Do të shkonte me pure patate.

Sallatë me patate, proshutë dhe avokado

400 gr patate ( të ziera )
125 gr proshutë të tymosur ( viçi )
1 avokado
60 gr kastravec turshi
40 gr kapër
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle lëng limoni
2 lugë gjelle uthull verë të bardhë
3 lugë gjelle majdanoz
Kripë

Qerojmë patatet, i presim ato në copa që preferoni, e më pas i vendosim me ujë të bollshëm, me kripë dhe i lëmë të ziejnë vetëm për 10-11 min, derisa të zbuten. Më pas i kullojmë, i shpërlajmë me ujë të ftohtë dhe pasi i kullojmë mirë. I vendosim në një tas të madh. Shtojmë vetëm 2 lugë gjelle vaj dhe i përziejmë me kujdes. Qerojmë avokadon, e presim atë në kubikë dhe marinojmë tasin e avokados me lëng limoni. Në një tas vajin e mbetur + uthullën + kripë. Shtojmë në tasin me patate avokadon + kapërin e shpërlarë mirë + kastravecin të prerë në kubik ose shiritë + proshutën të prerë në shirita. Shtojmë salcën e marinimit, përziejmë sallatën me kujdes dhe në fund e spërkasim me majdanoz të grirë hollë.

Çfarë duhet të dini për sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Dr. Balili: Mendohet se vjen nga “turizmi seksual”

Sifilizi, një nga sëmundjet  seksualisht të transmetueshme, ka shënuar rritje të rasteve në vendin tonë.  Mjeku gjinekolog, Shkëlqim Balili, shprehet  në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se vitet e fundit, ndikuar edhe nga rritja e numrit të turistëve, janë shtuar pacientët me këtë infeksion seksual.

Sëmundja transmetohet përmes kontaktit me personin e infektuar. Mjeku bën thirrje për marrjen e masave nga autoritetet për zhdukjen e kësaj sëmundjeje që i përket shekullit të  kaluar.

Shkëlqim Balili: Para 2 javësh kam qenë në një konferencë ndërkombëtare dhe kam dëgjuar referimin e shëndetit publik në Tiranë që është shtuar sifilizi. Kjo është një problematikë…

Katerina Trungu: Ka më shumë pacientë tani,vitet e fundit?

Shkëlqim Balili: Po. Ka edhe një mendim që është shtuar nga turizmi, ka turizëm seksual që vijnë apostafat. Mandej, ka turizëm seksual me grupe të organizuara, mandej ka  grupe seksualisht edhe te meshkujt. Dua të  them që sifilizi është sëmundje e shekullit të kaluar, hyn te sëmundjet veneriane,  sëmundje që merret me kontakt seksual, me lëngje, inde, prekje, me lëkurë, me puthje, veshje, vaska.

Katerina Trungu:Edhe nga puthja?

Shkëlqim Balili: Edhe puthja. Me gërvishtje, plasjet e lëkurës, pra kontakti i lëkurës. Sifilizi, unë mendoj që shteti dhe parlamenti duhet të  marrë  masa urgjente që të zhduket si sëmundje sepse është një  sëmundje pa shenja, një sëmundje që neglizhohet, një sëmundje që vazhdon me vite dhe që në fund i  sëmuri vdes.

Kjo sëmundje ka disa simptoma si nyje apo ulcera në  lëkurë, puçrra të vogla që neglizhohen. Në çdo rast, duhet kryer një analizë gjaku që tregon menjëherë praninë e sëmundjes. Kapja e hershme e saj mundëson trajtimin dhe shërimin. Në faza të vona, sifilizi depërton në organet e trupit, në sy, tru, zemër etj duke shkaktuar mosfunksionim të tyre e deri në vdekje të pacientit.

Infertiliteti: Cilët janë faktorët që ndikojnë keq tek burrat dhe gratë

/tvklan.al