Të ftuar:
Alberta Zani: Gazetare/ Eksperte Turizmi
Rigers Rusi: Sipërmarrës
Martin Gjonaj: (General Manager/ Ekspert Turizmi)
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Pulë me lëng
700 gr mish pule
1 qepë
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle miell
100 ml verë të bardhë
1 lugë gjelle salcë ose ( 3-4 domate mesatare )
1 – 1.2 litër ujë të nxehtë
Kripë + piper të zi
1 gjethe dafine
3-4 thelpinj hudhra
Majdanoz
Pulën e presim në thela duke larguar gjoksin e pulës. Kaurdisim copat e pulës me yndyrë së bashku me qepën të grirë shumë hollë. Shtojmë 1 lugë gjelle miell e përziejmë për 1 minutë dhe e shuajmë mishin me verë të bardhë. Pas pak shtojmë 1 lugë gjellë salcë ose 3-4 domate mesatare në rende. Kaurdisim ato për 5 minuta e më pas shtojmë një të nxehtë derisa të mbulojem copat e pulës. Rregullojmë shijen me kripë + piper të zi + dafinë. Vendosim kapakun dhe lëmë mishin të ziejë në zjarr të ngadalë derisa të jetë gati rreth 35-40 min. E servirim duke shtuar në pjatë majdanoz të grirë hollë të përzierë me hudhra të shtypura.
Byrek në tigan me piadini, qumësht dhe djathë
6 peta piadini
100 gr djathë chedar
100 gr djathë të bardhë
100 gr suxhuk ose sallam ( opsionale )
1 tufë majdanoz
3 kokrra vezë
1 gotë qumësht
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë + piper të zi
Vendosim petat e piadinit njëra përmbi tjetrën i lëmë role dhe i presim me thikë hollë – hollë, sikur të jetë taljateli. I përziejmë duke mos i lënë të ngjitura dhe i vendosim në një tas, ku do të shtojmë djathin chedar të grirë në rende + djathin e bardhë të thërrmuar. Nëse dëshironi mund të shtoni suxhuk ose proshutë apo sallamin që preferoni të prerë në copëza të vogla dhe majdanozin të grirë shumë hollë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe i lëmë në tas. Ndërkohë në një tas përziejmë mirë 3 vezë të plota. Shtojmë 1 gotë qumësht + 4 lugë gjelle vaj + kripë dhe piper të zi, nëse dëshironi mund të shtoni dhe pak spec pikant i përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe i shtojmë këto ne tasin me përbërësit e tjerë. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë. Lyejmë në tigan me gjalp + 1 lugë gjelle vaj dhe nivelojmë përbërësit e përgatitur për byrek në tigan. Vendosim kapakun ulim temperaturën në mesatare dhe të piqet për 7-8 min e kthejmë nga ana tjetër përsëri me kapak për 7 min e më pas e servirim.
Si mund ta përmirësojmë cilësinë e pastrimit të hoteleve në vend?
Cili është standardi i pastërtisë së hoteleri – turizmit në Shqipëri?
Quiz/ Loja telefonike