Të ftuar:
Enkeleida Zeko
Endri Shabani
Anxhela Peza
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Provoni tavën me salcë domate, patate dhe vezë
6 vezë (të ziera 10 minuta)
3 patate të mëdha
400 gr pure domate e përgatitur
150 gr kaçkavall mozzarella i grirë
Për marinimin e patateve
3 lgj vaj ulliri
1/2 lç rigon
1/2 lç borzilok i thatë
1/2 lç piper i kuq
Kripë dhe piper i zi
Fillimisht ziejmë patatet e lara me gjithë lëkurë për 25 minuta. Po ashtu edhe vezët i ziejmë 10-12 minuta. Më pas patatet i qërojmë dhe i presim në 12 feta të trasha dhe i lëmë mënjanë. Vezët i qërojmë e i presim në gjysma për së gjati.
Përgatisim marinimin e patates duke i përzier të gjithë përbërësit në një tas dhe i lëmë mënjanë.
Purenë e domates e hedhim si bazë në një tepsi. Vendosim mbi të 12 fetat e patates të alternuar. Spërkatim fetat e patates me marinimin e përgatitur dhe vendosim mbi to nga një gjysmë veze me fytyrë nga poshtë. Spërkatim vezët me djathin e grirë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë për 15-20 minuta sa të marrë ngjyrë kafe të artë. Në fund e spërkatim lehtë me pak rigon dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Supë pule me hudhra, miell misri dhe kos
600 gr mish pule me kocka
1 degë selino
1 presh ose qepë
2 karrota të vogla
1 gjethe dafine
3-4 kokrra piper të zi
1 lgj gjalpë
3 lgj vaj ulliri
3 lgj miell misri i verdhë
1 gotë kos
1 vezë (sipas dëshirës)
4 thelpinj hudhra
1 litër lëng pule
Kripë
Në një tenxhere vendosim copat e pulës dhe i kaurdisim me një lugë gjelle vaj e më pas shtojmë në të 1,2 l ujë, 1 degë selino, karrotat, qepën, 1 gjethe dafine dhe 3-4 kokrra piper të kuq. Vendosim kapakun dhe lëmë pulën të ziejë për 30-40 minuta. Më pas largojmë copat e pulës. Mund ti lëmë të plota ose e pastrojmë mishin nga kockat dhe lëkura dhe e copëtojmë në copëza të vogla. Kullojmë lëngun e pulës. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin, vajin dhe kaurdisim për 2-3 minuta miellin e misrit. Shtojmë hudhrën e shtypur, pak lëng pule. Rregullojmë shijen me kripë, e lëmë të marrë valë në temperaturë të ulët dhe e shërbejmë.
Shënim. Pasi kullojmë mishin mund ta përgatisim dhe ndryshe. Përziejmë miellin e misrit me kos dhe 1 vezë. Shtojmë pak ujë të ftohtë. Ulim temperaturën në mesatare dhe shtojmë pak nga pak në supë. Shtypim hudhrat dhe në fund e lëmë të ziejë mirë në temperaturë mesatare për 5-7 minuta dhe e shërbejmë.
Burrat që puthin gratë kur dalin nga shtëpia, jetojnë 5 vite më shumë
Ritualet e dashurisë, si mbahet marrëdhënia e ngrohtë me kalimin e kohës
Telefonuesen e zë sikleti: E puth burrin çdo ditë…në faqe
/tvklan.al












Botërori 2026 
