Të ftuar:

Eni Kasmi- Eksperte e burimeve njerëzore

Entela Isufi- Psikologe

Megi Ndomi- Specialiste e politikave sociale

Blerina Hamzollari- juriste

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Bërxolla viçi me perime në furrë

4-5 bërxolla viçi
5 patate mesatare
2 karrota
1 qepë
1 spec i kuq
300 gr kërpudha
4 thelpinj hudhra
Kripë
Piper i zi
Rigon
4 lgj vaj ulliri
1/2 gotë ujë ose lëng perimesh

Fillimisht në tepsi vendosim perimet. Shtojmë pak kripë, erëzat dhe vaj ulliri.
Kërpudhat i lëmë në sipërfaqe të perimeve. Vendosim mbi to bërxollët e marinuara me kropë, piper dhe vaj. Mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 25 minuta. Largojmë letrën e aluminit dhe lëmë tavën të marrë ngjyrë në temperaturë 180-190 gradë për 15 ose 20 minuta të tjera sipas preferencës tuaj.

Mus me kos dhe limon vetëm me 4 përbërës

400 gr kos grek
400 gr pana ëmbëlsire
Lëngu i 3-4 limonave (100 ml)
Lëkurë limoni

Lajmë mirë limonët dhe grijmë hollë lëkurën e tyre. Më pas i shtrydhim derisa të kemi 100 ml lëng limoni. Vendosim në një tas panën e ëmbësirës të ftohtë. Shtojmë në të 80 gr sheqer dhe fillojmë të rrahim panën derisa të ngurtësohet si marengë. Në një tas tjetër vendosim kosin duke e përzierë atë derisa i japim trajtë kremoze. Shtojmë pak nga pak lëngun e limonit duke përzierë me tel dore ose rrahëse elektrike. Në fund shtojmë kosin me limon në panën e rrahur dhe i përziejmë të dyja së bashku me spatul derisa të na formohet një krem i butë. Mbushim gotat, i spërkatim në sipërfaqe me pak lëkurë limoni dhe i dekorojmë me gjethe mente, nëse ju ndodhet. Vendosim gotat në frigorifer dhe mund t’i shërbeni pas një ore e në vazhdim.

 Ndrojtja, a është pjesë e karakterit apo një pengesë?

A mund të jetë i suksesshëm një njeri i ndrojtur?

Ndrojtja, a është pjesë e karakterit apo një pengesë?

/tvklan.al