Të ftuar:

Vasilika Tafa: Botuese

Brixhida Muça: Drejtuese e qendrës “Lumturo Dhimbjen”

Irena Shanaj: Psikologe

Albi Lushi: Poet

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Kotoleta pule të pjekura në furrë

700 gr gjoks pule
100 ml qumësht
1 tuf majdanoz
2 lugë gjelle lëng limoni ( 40 ml )
4 lugë gjelle bukë të thekur të grirë
4 lugë gjelle parmixhano të grirë
Kripë + piper të zi
Pak rigon të thatë
Pak lëkurë limoni
Letër pjekje FINO

Fillimisht presim mishin në feta e më pas të mbuluar me letër pjekje e shtypim lehtë me një çekiç. I vendosim filetot në një tas ku do të shtojmë lëng limoni + qumështin + kripën + piper të zi + gjysmën e majdanozit dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri + lëkurë limoni. I lëmë të marinohen për 30 min. Në një pjatëancë vendosim bukën e thekur të grirë + parmixhano + rigon + pak majdanoz. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë. Paso mishi të jetë marinuar e largojmë nga tasi e pudrosim mirë me bukën dhe parmixhanon me erza. Vendosim kotoletat në tepsi ku kemi vendosur letër pjekje fino. Pasi të përfundojmë të gjitha kotoletat i spërkasim me pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë në temperaturen 200 gradë për 25-30 min. Më pas i servirim me feta limoni dhe një sallatë me barishte jeshile.

Sallam si qëmoti me perime në tigan

250 gr sallam si qëmoti
2 karrota
4 patate mesatare
1 qepë e vogël
1 lugë gjelle salcë domate ( koncentrat )
Kripë + piper të zi + piper të kuq
1 lugë çaji trumzë
1 gotë bizele
500-600 ml ujë të nxehtë
Vaj ulliri

Fillimisht ngrohim pak vaj në tigan e më pas skuqim sallamin si qëmoti të prerë në rrathë jo shumë të hollë. Largojmë sallamin nga tigani, shtojmë dhe 1 lugë gjelle vaj, e shtojmë në tigan karrotat të prera vezake + patatet në kubik mesatar dhe qepën të grirë hollë. I kaurdisim perimet së bashku për 3 minuta. Shtojmë 1 lugë gjelle salcë domate ( koncentate ) + 1 lugë çaj piper të kuq. I përziejmë së bashku dhe shtojmë ujë të nxehtë sa të mbulojmë perimet. Vendosim kapakun dhe i lëmë ato të ziejnë për 10-15 minuta. Më pas shtojmë bizelet dhe sallamin e skuqur. I përziejmë duke rregulluar shijen me kripë + piper të zi dhe pak trumzë. Nëse uji ka shtuar shtojmë dhe pak baraz në nivelin e perimeve. Mbulojmë tiganin me kapak, i lëmë të gatuhen dhe 10-15 min të tjera dhe gjithçka është gati për tu shërbyer.

Fuqia e romanit “Bulevard” për të përballuar braktisjen nga njerëzit më të shtrejntë

Braktisja nga njerëzit e dashur si ndikon në jetën tonë?

Shkodranja rrëfen historinë e djalit me aftësi të kufizuar: Shoqëria nuk më ka mbështetur asnjëherë