Të ftuar:

Arjola Manreka: Psikologe

Migen Qiraxhi: Arkitekt

Ermelinda Hoxhaj: Gazetare

Sibora Bitri: Gazetare

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Pure patate me kërpudha dhe spinaq

600 gr patate
1/2 qepë
1 spec i kuq
450 gr kërpudha
300 gr spinaq
1 thelpi hudhër
Kripë + arrë moskat
1 lugë çaj piper të kuq
120 gr djathë chedar
Vaj ulliri + 1 lugë gjelle gjalp

Së pari qerojmë patatet, i presim ato në copa të mëdha dhe pasi i mbulojmë në ujë e kripë i vendosim në zjarr për 25 min. Ndërkohë që patatet ziejnë në tigan të thellë kaurdisim qepën dhe specin për 3 minuta. Shtojmë kërpudhat në feta dhe vazhdojmë gatimin derisa në tigan të mos ketë lagështirë. Shtojmë spinaqin dhe pasi ai të ulë volumin rregullojmë shijen me kripë+ piper të kuq + arrë moskat + hudhrën e shtypur në fund, i përziejmë mirë.
Kullojmë patatet i kthejmë ato në pure duke shtuar në të dhe 1 lugë gjelle gjalp, opsionale dhe pak qumësht. Nivelojmë purenë e petave në një tavë mesatare. Shtojmë mbi pure kërpudhat me spinaq, i nivelojmë mirë. Në fund i mbulojmë me djathë të grirë në rende, nëse dëshironi mund ta dekoroni tavën me disa feta domate mbi djathë. E vendosim në furrë në temperaturën 180 -190 gradë. Vetëm për 20-25 min sa të marrë ngjyrë të artë.

Supë krem kungullesha me presh

2 kungullesha
2 presh
2 patate mesatare
50 ml verë të bardhë
800 ml ujë ( 4 gota, 200 ml )
Kripë + piper të zi
Bukë të thekur
Vaj ulliri + gjalp

Në një tenxhere të thellë ngrohim 1 lugë çaj gjalp + vaj dhe kaurdisim fillimisht preshat të prerë hollë në rrathë derisa ato të ulin volumin.
Shtojmë patatet të prera në kubik të vegjël me qëllim që të ziejnë shpejt. I përziejmë për 4 min e më pas shtojmë kungujt dhe ato në kubik të vegjël i përziejmë të gjithë përbërësit. Sa të nxehen kungujt e më pas i shuajmë me verë të bardhë. Lëmë alkolin e verës të avullojë dhe shtojmë në tenxhere ujin e ngrohtë + kripë dhe lëmë perimet të ziejnë për 10-12 min. Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë atë në krem.
E servirim duke shtuar disa kubik bukë të thekur të spërkatur me vaj ulliri dhe piper të zi.

A i trajtojnë prindërit në mënyrë të barabartë të gjithë fëmijët e tyre?

A është normale që prindërit të kenë një fëmijë të preferuar?

Quiz/Loja telefonike

/tvklan.al