Të ftuar:
Andriola Kambo: Autore & Producente e Muza Competition
Rezarta Skifteri: Stiliste
Nini Feshti: Visual Editor
Evis Sinojmeri: Hair Master
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Qofte lulelakre krokante dhe të shijshme
400 gr lulelakër
2 vezë
Kripë
1.5 lugë gjelle vaj
140 ml ujë
250 gr miell
1 lugë çaj pluhur pjekës
2 lugë gjelle parmixhano të grirë
2 lugë gjelle majdanoz ( opsionale )
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për ta valuar. Ndajmë lulelakrën në bohce, i shpërlajmë mirë me ujë të bollshëm e më pas i shtojmë në tenxhere për ti zierë, 6-7 min duke shtuar në të dhe 1 fetë limon. Më pas i kullojmë dhe bohcet i presim në lule të vogla. Në një tas përziejmë 2 vezë të plota me pak kripë shtojmë 1.5 lugë gjelle vaj dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë ujin e përziejmë e më pas shtojmë miellin + pluhur pjekës + parmixhano + majdanoz. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas e më pas shtojmë lulelakrën, i përziejmë mirë së bashku. Ngrohim vajin në tigan e më pas lugë-lugë skuqim qoftet e lulelakrës, duke i rrotulluar nga të gjitha anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I servirim të shoqëruara me salcë, 3 lugë gjelle majonezë + 3 lugë gjelle kos + 2 thelpinj hudhër + pak kopër. I përziejmë dhe i shërbejmë së bashku.
Makarona me krem rikota, karrota dhe mente
320 gr makarona
250 gr rikota
3 karrota mesatare
4 lugë gjelle vaj ulliri
8-10 gjethe mente të freskëta
Kripë + piper të zi
1/2 gotë ujë nga zierja e makaronave
Parmixhano ose pekorino
Fillimisht vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për ta valuar.
Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe e aromatizojmë atë me pak mente të grirë hollë. Shtojmë në tigan karrotat të prera në feta të holla dhe i gatuajmë 8-10 min derisa të zbuten. Ndërkohë kemi shtuar dhe makaronat për ti gatuar dhe ato për 10 min në kripë.
Rregullojmë shijen e karrotave me pak kripë dhe piper të zi, e më pas kur karrotat të jenë zbutur i transferojmë në një blender. Shtojmë në të rikotat dhe vajin me mentet në tigan. I bluajmë derisa të na formohet një krem i lëmuar duke shtuar në të dhe pak vaj dhe pak ujë nga makaronat + kripë +piper.
Vendosim kremin në tigan, kullojmë makaronat duke ruajtur pak lëng nga zierja. Kullojmë makatonat dhe i shtojmë në tigan, i përziejmë duke shtuar pak lëng makaronash. I shërbejmë duke i spërkatur me pak djathë parmixhano ose pekorino të grirë.
Sa e fuqishme është industria e modës në Shqipëri?
A mund të krijojë moda shqiptare marka botërore?
“Shqipëria ka stilist të talentuar, po nuk dinë të shesin produktet e tyre”
/tvklan.al












Botërori 2026 