Të ftuar:
Endrit Shabani: Kryetar i Nismës Thurje
Irena Mici: Ekonomiste
Dr. Sosela Rrusho: Mjeke familje
Arjola Manreka: Psikologe
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Kulaç me hudhër dhe djathë
400 gr miell Ola për çdo përdorim
10 gr maja birre të thatë
1 lugë gjelle sheqer
200 ml ujë të ngrohtë
Kripë
2 lugë gjelle vaj ulliri
-Salca me hudhra
3-4 thelpinj hudhra ( të shtypura )
40 gr gjalp ambienti
40 gr krem djathi ( opsionale )
150 gr djathë kaçkavall mozarela
Rigon ose majdanoz i grirë hollë
Në një tas të thellë vendosim fillimisht majanë e thatë. Shtojmë sheqerin e më pas ujin e ngrohtë, i përziejmë për 1 min derisa përbërësit të shkrijnë e më pas shtojmë miellin, ose me një robot nëse ju ndodhet. Punohet brumi për 5 min e më pas shtojmë vajin e ullirit, vazhdojmë ngjeshjen e më pas e vendosim në tas të mbuluar me celefon dhe e lëmë brumin të formohet për 2-3 orë në temperautrën 35 – 40 gradë. Ndërkohë përgatisim salcën me hudhra, vendosim në një tas gjalpin e zbutur + pak krem djathi, nëse ju ndohet + hudhrat e shtypura. I përziejmë mirë derisa të na formohet një masë homogjene. Largojmë brumin nga tasi nuk e ngjeshim fort, por i japim formën e kulaçit lehtë pa ngjeshje. Me ndihmën e rolonut i japim formën rrumbullake apo drejtkëndëshi në varësi të tavës. Kemi shtruar një letër pjekje në tryezë ku punojmë brumin. E vendosim me gjithë letër pjekje në tepsi dhe lyejmë sipërfaqen me gjalpin dhe hudhrat, e spërkasim më pas me rigon ose majdanoz e më pas me djathë mozarela, e pjekim në furrë në temperaturën 220 gradë për 15 min. Më pas e presim dhe e shërbejmë.
Supë kremoze me lulelakër dhe shafran indie
1 lulelakër mesatare ( rreth 600 gr )
2 patate mesatare ( 400 gr )
1 qepë e bardhë mesatare
2 thelpinj hudhër
2 lugë çaj shafran indie pluhur
2 degë rozmarinë e freskët
750 ml lëng perimesh
200 gr kos i plotë
Vaj ulliri
Kripë + piper të zi
4 feta bukë ( në kubikë ) + 1 thelpi hudhër
0.5 lugë çaj piper të kuq
Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin dhe aromatizojmë atë me 2 thelpi hudhra + 2 degë rozmarinë për 2 min, më pas shtojmë në tenxhere qepën në feta, patatet në kubik të vegjël dhe lulelakrën të ndarë në boçe dhe të shpërlarë me ujë të bollshëm. I përziejmë së bashku për 2-3 min. Shtojmë kripë + piper të zi + lëngun e perimeve dhe lëmë supën të ziej për 15 min të mbuluar me kapak. Gjatë kohës që supa zien në një tigan me vaj ulliri aromatizojmë vajin me 1 thelpi hudhër dhe skuqim kubikët e bukës sa të zverdhen, shtojmë pak piper të kuq tek buka dhe majdanoz të grirë shumë hollë dhe lëmë mënjëanë. Pasi parimet në tenxhere kanë zierë shtojmë shafranin dhe kalojmë supën në blender dore. E kthejmë atë në krem, në fund shtojmë kosin e përziejmë përsëri e më pas e shërbejmë në një pjatë të thellë duke vendosur mbi të pak kubik bukë të thekur + piper të kuq dhe 1 lugë çaj majdanoz të grirë shumë hollë.
Prindërit po plaken dhe nuk jemi të përgatitur, por çfarë duhet të bëjmë ne si fëmijët e tyre?
Psikolgia: Fëmijët duhet të pranojnë plakjen e prindërve
Psikolgia: Fëmijët duhet të pranojnë plakjen e prindërve
/tvklan.al












Botërori 2026 