Të ftuar:
Anxhela Peza: Psikologe
Nini Feshti: Bloger
Alba Alishani: Producente & Moderatore
Qamil Dika: Pedagog
Në lidhje skype: Lulëzime Celami, Çipollari: Mësuese
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Patëllxhanë të mbushur me gjizë dhe speca të pjekur në furrë
1 kg patëllxhanë
400 gr gjizë ( pa kripë )
3 speca
1 domate
6-8 thelpinj hudhra
2 vezë
Majdanoz
Kopër
Vaj ulliri
— Për salcën
1/2 qepë
2 domate + 1 lugë çaj sheqer
1 lugë kafe rigon
Kripë + piper të zi
Fillimisht pastrojmë patëllxhanët më pas qerojmë lëkuren e tyre në shirit ( jo plotësisht) i bëjmë një prerje në mes për mbushjen dhe i vendosim në një tas me ujë dhe kripë për 20 minuta. Më pas i shpërlajmë i thajmë dhe i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar leter pjekje, i spërkasim me pak vaj dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta. Ndërkohë sa të piqen patëllxhanët në një tigan me dy lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë imët derisa qepa të zverdhet lehtë. Shtojmë domatet të grira në rende ose në grirsen e qepës të kthyera në pure. I përziejmë së bashku me qepën duke shtuar pak sheqer, një lugë çaj + kripë dhe i lëmë të ziejnë për 7-8 minuta. Në një tas përziejmë gjizen + specat të prerë në kubikë shum të vegjël 0.5 cm + domatet të pastruara nga farat e të prera në kubikë shumë të vegjel + hudhrat e grira hollë + vezët + majdanozin dhe koper të grirë imët. Shtojmë 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe i përziejmë mirë të gjithë përbëresit në tas. Mbushim patëllxhanët e pjekur me gjizë e përgatitur më sipër. Në tavën që do te pjekim patëllxhanët e mbushur shtojmë si bazë salcën e përgaditur me qepë dhe domate. Mbi këtë salcë vendosim patëllxhanët e mbushur e më pas i pjekim përsëri në temperaturën 190 gradë për 20 -25 minuta.
Fileto pule krokante në salcë kremoze me hudhër dhe parmixhano
500 gr gjoks pule
1 lugë çaj kripë
1/2 lugë çaj piper të zi
1 lugë çaj piper të kuq të ëmbël
2 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle vaj ulliri
— Për salcën me hudhër dhe parmixhano
3 thelpinj hudhër
70 ml lëng pule
200 ml krem pana
40 gr djathë parmixhano ( i grirë hollë )
1 lugë çaj mustardë
1 lugë gjelle lëng limoni
2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë
Fillimisht pastrojmë gjoksin e pulës dhe e thajmë mirë atë e presim secilen pjesë në dy copa të holla 2×2=4 copa me qëllim që pjekja të jete e barabartë. Marinojmë copat e mishit fillimisht me kripë + piper të zi + piper të kuq dhe më pas i pudrosim filetot e pulës lehtë me pak miell. Me qëllim që pasi të skuqim ato të mbeten krokante. Në një tigan shkrim gjalpin + vajin dhe skuqim copat e filetos derisa ato të marrin ngjyrë kafe të artë. 4-5 minuta nga secila anë më pas i largojmë dhe i lëmë mënjëanë. Në po atë yndyrë hedhim hudhrat të grirë shumë hollë i kaurdisim derisa të lëshojë një aromë të këndshme. Shuajmë me lëng pule e më pas me panen, shtojmë mustardën + parmixhanon dhe i përziejmë derisa të marrë salca një trajtë kremoze. Shtojmë një lugë gjelle lëng limoni e përziejmë mirë e më pas vendosim në salcë copat e filetos së pulës. I ziejmë sëbashku me salcën për 5 minuta duke i kthyer nga të dy anët me qëllim që shija të përzihet me atë të mishit. Në fund e spërkasim me majdanoz të grirë hollë.
Shënim kjo recetë përveçse kështu do të shkonte shumë me makarona, një kub oriz ose perime të pjekura. Mund të shtoni dhe 3-4 kokrra domate qershi me ngjyrë për ti dhënë pjatës pak freski.
“Lule për libra” nisma e nxënësve në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë për pasurimin e bibliotekës
Studimi/ Të rinjtë janë më të palumtur se gjeneratat e tjera
Cilat janë arsyet kryesore që ndikojnë në lumturinë e të rinjve?