Të ftuar:
Albert Dumani: Drejtor programacioni në televizionin Klan
Bona Miekley: Psikologe
Enxhi Valteri: Stiliste
Natasha Mio
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Fileto pule me gjalp dhe hudhra
500 gr gjoks pule ( pa kocka )
Kripë + piper të zi
1.5 lugë gjelle miell
Vaj
40 gr gjalp
6-8 thelpinj hudhra
0.5 lugë çaj miell ( për salcën )
0.5 lugë çaj rigon
1 gotë lëng pule
1 lugë gjelle lëng limoni
Kripë + piper të zi
2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë
Fillimisht presim gjoksin e pulës në kubik të mëdhenjë sa një kafshatë. E vendosim atë në një tas dhe marinojmë mishin me kripë + piper të zi, e lëmë të marinohet për 15 minuta. Ngrohim 4-5 lugë gjelle vaj në tigan dhe para se të vendosim mishin ta skuqim e pudrosim më parë me parë me pak miell lehtë, e më pas e vendosim në tigan për ta skuqur derisa të marrë ngjyrë të artë të theksuar. Ky proces do të zgjasë 7-8 min. Largojmë copat e mishit nga tigani e fshijmë atë dhe vendosim në tigan 40 gr gjalp barabartë ( 2 lugë gjelle gjalp ) Shtojmë në tigan hudhurat të grira shumë hollë dhe i kaurdisim at për 30 sekonda. Shtojmë 0.5 lugë caj miell dhe vazhdojmë përzierjen pa i dhënë miellit ngjyrë për 1 minutë. Shtojmë 1 gotë lëng pule, e përziejmë lëngun me miellin vazhdimisht duke shtuar pak fare rigon ose rozmarinë + pak piper të zi dhe 1 lugë gjelle lëng limoni + pak kripë. Kur shohim se lëngu fillon të trashet pak shtojmë në tigan copat e mishit, duke i përzierë ato herë pas herë, duke i kthyer dhe duke i lënë të marrin një valë për 5 minuta. I lëmë ato në zjarr mesatar derisa mishi të vishet me një salcë në trajtë kremoze. Atëherë shtojmë pak majdanoz të grirë shumë hollë e më pas e shërbejmë të ngrohtë.
Supë me lëng pule
400 gr mish pule me kocka
1 qepë
2 thelpinj hudhra
1 copë xhinxhër ( sa 1 arrë )
1 karrotë
Vaj ulliri
3 gota lëng pule
3 gota ujë valuar
0.5 gota makarona fidhe të vogla
Kripë + piper të zi
1 lugë gjelle miell
2 të verdha veze
2 lugë gjelle lëng limoni
Pak ujë të ftohtë
Në një tenxhere vendosim copat e mishit + 1 qepë e mbulojmë ose shtojmë 1. 2 litër ujë dhe lëmë mishin të ziejë për 30 minuta. Largojmë copat e mishit pas 30 min dhe e pastrjmë atë nga lëkura dhe kockat, tulin e coptojmë në copëza të vogla. Në një tenxhere ngrohim vajin shtojmë në të hudhrat, gjizen + karroten në ende + xhinxherin grirë në rende. Shtojmë 3 gota lëng pule ( të kulluara nga qepa ) + 3 gota ujë të valuar. Shtojmë mishin e copëtuar, shtojmë dhe makaronat, i përziejmë dhe i lëmë të ziejnë për 7-8 minuta. Ndërkohë në një tas përziejmë miellin + 2 lugë gjelle lëng limoni + pak ujë të ftohtë. I përzejmë mirë me tel dore, shtojmë 2 të verdha veze e më pas në tas shtojmë nga pak lëng pule, më pas e shtojmë atë në tenxhere që ta rregullojmë shijen dhe kosistencen e supës. Sa të marrë valë shtojmë pak majdanozin + piperin e zi dhe e shërejmë supën e ngrohtë.
Pse na pëlqen të shikojmë telenovela?
Pse serialet turke janë më të ndjekurit?
Quiz: Loja telefonike