Të ftuar:

Eris Dhamo – sociologe

Egla Shkurti

Sonila Qesaraku

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Mish viçi me bizele dhe perime

Kek i butë me banane

Të jetosh një jetë të ngadaltë, a është më e mundur?

Hoqi dorë nga puna dhe shkoi 16 muaj në Azi, udhëtimi që i mësoi një jetë tjetër terapistes

Në rrjetet sociale, ka një promovim të asaj që quhet “sloë life” ose jeta e ngadaltë. Njerëz që përpiqen t’i shpëtojnë rendjes, vrapit për të arritur gjithçka brenda 24 orëve, javës, muajit a vitit duke iu përkushtuar vetes, diçkaje që i bën të lumtur, jetës në fshat, në shtëpi.

Në ritmin e shpejtë të jetës, duket sikur kjo është krejt e pamundur dhe gati një iluzion, por rezulton se s’është e pamundur. Terapistja Sonila Qesaraku, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ndan eksperiencën e saj kur vendosi që të linte gjithçka për një jetë të re. Një udhëtim 16-mujor në Azi i ndryshoi botëkuptimin mbi çdo gjë që njihte deri në atë moment.

Sonila Qesaraku: Unë hoqa dorë nga puna, nga jeta e shpejtë perëndimore, jetoja në Itali, kam jetuar për 23 vite në Itali dhe vendosa të bëj një udhëtim 16-mujor në Azi, ngadalë, me çantë në krah.

Katerina Trungu: 16 muaj?

Sonila Qesaraku: 16 muaj, në Azinë juglindore, Sri Lanka dhe Indi. Në Indi ndenja 6 muaj, 3 muaj me komunitetin hinduist dhe 3 muaj me komunitetin tibetian ku është Dalai Lama atje. Atje bëra edhe një meditim dyjavor pa folur ku 14 orë ne ishim në qetësi absolute, kishte edhe seanca tri orë e gjysmë ku num lëvizje fare nga vendi dhe aty ti e kupton sa shpejt ecim ne, sa shpejt lëvizim, sa shumë mendime toksike kemi dhe nuk jemi të vetëdijshëm sepse mendimet formalizojnë, manifestojnë realitetin tonë. Atje kuptova shumë nga të jetuarit e ngadaltë edhe për faktin që ata jetojnë dita-ditës dhe këtë ti e shikon shumë mirë.

Sonila thotë se e vinte re ndryshimin mes vendasve e turistëve. Nëse një kamarier mund të vonohej për shkak se mendësia e tij ishte ndryshe, turistët nxeheshin. Njerëzit nuk kishin për qëllim të grumbullonin para dhe të punonin gjithë ditën, por vetëm për aq sa u nevojitej duke zgjedhur që kohën t’ia kushtonin diçkaje tjetër të rëndësishme.

Sonila Qesaraku: Më ka ndodhur një herë në Kamboxhia, morëm një taksi me një shofer, pasi i dhamë lekët, tha “unë do të shkoj në shtëpi dhe do të rri me familjen time.” I thamë si, është mëngjes, nuk do të punosh tërë ditën? “Jo”, tha, “koha është flori, unë dua ta jetoj kohën me familjen time sepse unë nuk e di çfarë ndodh nesër. Këto më mjaftojnë, nesër do të jetë një ditë e re dhe universi, Zoti do të ketë kujdes për mua.”

Pse nuk dimë të presim më?

/tvklan.al