Të ftuar:
Fundim Gjepali – shef kuzhine
Marsi Çipi – pastiçiere
Hyrida Basha – nutricioniste
Ingrid Xhaja – sipërmarrëse
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Pastiçe me spinaq dhe djathë
500 gr makarona
500 gr spinaq
4 kokrra vezë
120 ml vaj ulliri
500 ml qumësht
500 gr kos
250 gr djathë të bardhë
Arrë moskat
Kripë
80 gr parmixhan
Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm në zjarr për të valuar. Shtojmë në të 1 lugë çaji kripë dhe më pas makaronat të cilat i ziejmë vetëm për 6-7 minuta, jo plotësisht. Ndërkohë në një tigan me 2 lugë gjelle vaj, vendosim spinaqin deri sa të ulë volumin. E kalojmë në sitë për të kulluar ujin në tigan e më pas e grijmë atë në copa të vogla. Në një tas përziejmë vezët, vajin. Shtojmë në të qumështin, kosin, kripë e arrë moskat. Kullojmë makaronat në një tavë të lyer me vaj ose gjalpë. Thërrmojmë në të djathin, spinaqin dhe i përziejmë mirë së bashku. Nivelojmë makaronat në tavë dhe shtojmë mbi to salcën e përgatitur me vezë, vaj, qumësht dhe kos. Spërkatim sipërfaqen me parmixhan dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 190 gradë për 40 minuta. Më pas e nxjerrim nga furra, e lëmë të vaket, më pas e presim dhe e shërbejmë.
Supë pule me makarona elb
400 gr mish pule
4 lgj vaj ulliri
1 thelb hudhër
1 qepë
1 spec i kuq
2 karrota
¾ gotë makarona elb
1 l lëng pule
Kripë dhe piper i zi
3 lgj majdanoz i grirë hollë
2 lgj lëng limoni
Në një tenxhere kaurdisim me një lugë gjelle vaj ulliri copat e pulës së bashku me një qepë të prerë në katërsh. Shtojmë 1,2 litër ujë dhe lëmë mishin dhe qepën të ziejnë për 40 minuta. Pasi kalon kjo kohë nxjerrim copat e pulës, i pastrojmë nga lëkura dhe kockat dhe mishin e copëtojmë në copëya të vogla. Lëngun e kullojmë në sitë dhe e lëmë mënjanë.
Në një tenxhere ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim një thelb hudhër sa të zverdhet pak. Shtojmë specin të prerë në kubikë të vegjël dhe e përziejmë 2 minuta me hudhrën të cilën e kargojmë e më pas shtojmë karrotat të grira në rende dhe i skuqim për 3-4 minuta. Më pas shtojmë lëngun e pulës dhe sapo të fillojë të ziejë, shtojmë makaronat elb. Rregullojmë shijen me kripë e piper të zi dhe lëmë përbërësit të ziejnë për 12-15 minuta. Në fund ulim temperaturën. Shtojmë majdanozin nëse dëshironi mund të shtoni edhe 2 lugë gjelle lëng limoni e më pas shërbejmë supën të ngrohtë.
Kënaqësia që marrim nga konsumi dhe përgatitja e çokollatave apo ëmbëlsirave
Pse gjithmonë ka vend në stomak për të konsumuar ëmbëlsira
/tvklan.al












Botërori 2026 