Të ftuar:

Renisa Beqiri – psikologe

Alfred Duka – avokat, shkrimtar

Ida Zavalani – gazetare

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Torta me karrota dhe bajame

200 gr karrota
4 vezë
200 gr sheqer
120 gr margarinë bimore
100 ml lëng portokalli
Lëkura e 1 portokalli
250 gr miell
100 gr bajame të grira hollë ose miell bajamesh
1 pako pluhur pjekës
1 majë luge arrë moskat
1 lç kanellë
100 gr bajame në feta

Fillimisht grijmë në një procesor qepe ose në rende karrotën. Në një tas vendosim 4 vezë me sheqerin dhe i trazojmë. Shtojmë margarinën e zbutur, lëngun e portokallit dhe përsëri i përziejmë. Shtojmë miellin, bajamet e grira ose miellin e bajameve, pluhurin pjekës, karrotat e grira, lëkurën e portokallit, pak arrë moskat, kanellën. I përziejmë mirë dhe i nivelojmë në një tepsi keku me diametër 24 cm. Mbulojmë sipërfaqen e tortës me bajame feta dhe e pjekim në temperaturë 170 gradë për 40 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet para se ta shërbejmë. Sipas preferencës mund ta spërkatni shumë lehtë me sheqer pluhur.

Qofte me limon, të buta dhe kremoze

Për qoftet:
500 gr mish të grirë mix
2 vezë të vogla
40 gr kaçkavall të grirë
50 gr bukë të thekur të grirë
3 lgj majdanoz të grirë
Kripë dhe piper i zi
Lëkura e 1 limoni

Për salcën
50 gr gjalpë
2 lgj vaj
2 lgj lëng limoni
1 lgj miell
1 gotë lëng perimesh ose mishi
2 lgj majdanoz të grirë hollë
Lëkurë limoni
Të gjithë përbërësit e brumit të qofteve i vendosim në një tas. Formojmë brumin mirë me dorë e më pas formojmë qofte mesatare sferike. Shkrijmë gjalpin, vaj dhe skuqim në të qoftet deri sa të marrin ngjyrë të artë në të dy anët. Më pas shtojmë në tigan 2 lugë gjelle lëng limoni dhe i lëmë qoftet të marrin valë për 5 minuta me kapak. Largojmë qoftet nga tigani. Shtojmë në të dhe 1 lugë gjelle gjalpë dhe kaurdisim miellin për 2 minuta pa i dhënë ngjyrë. E shuajmë përsëri me 2 lugë gjelle lëng limoni e më pas shtojmë lëngun e perimeve ose të mishit sa të marrë valë. Shtojmë qoftet, i përziejmë për 2-3 minuta e më pas i spërkatim me pak majdanoz dhe me lëkurë limoni të grirë hollë.

Çfarë është dashuria, si e zgjedhim atë?

Dashuria toksike, pse disa njerëz qëndrojnë me njerëz nga të cilët lëndohen?

Quiz televiziv

/tvklan.al