Të ftuara:

Dasara Karaiskaj: Gazetare
Doloreza Rrapollari ( Petrela ): Ekonomiste
Lorena Shela: Ekonomiste
Blerina Shaho: Modele

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Qofte me perime

3 kungullesha mesatare
2 patate mesatare
1 karrotë
80 gr djathë kaçkavall që shkrinë
4 qepë të njoma ( vetëm bishtat )
2 vezë
Kripë + piper të zi
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle miell misri
Vaj për skuqje

Për salcën

2 lugë gjelle salcë kosi
2 lugë gjelle majdanoz
1 lugë çaj hudhër pluhur
Pak piper i kuq i tymosur ( opsionale )

Fillimisht pastrojmë perimet. Grimë kungujt në rende dhe pasi i spërkasim me pak kripë i vendosim në një kullesë dhe i lëmë 15 min me qëllim që të nxjerrin ujin. Më pas qerojmë 2 patate mesatare dhe i grijmë dhë këto në rende, më pas shtrydhim pataten me duar dhe e vendosim në një tas. Grimë dhe një rend pak më të madh, sa mesatarja në rende dhe e shtojmë në tasin ku kemi vendosur pataten e grirë. Shtrydhim mirë me duar kungullin e grirë dhe e shtojmë në tasin me patate dhe karrota. Grimë djathin në rende dhe e shtojmë në tasin ku kemi vendosur perimet.


Presim shumë hollë bishtat e qepëve dhe i shtojmë në tas. Shtojmë 2 vezë të plota + kripë dhe piper të zi + 1 thelpi hudhër të grirë hollë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit e më pas shtojmë 2 lugë gjelle miell misri. Lëmë brumin të mbuluar të pushojë për 20 min në frigorifer. Më pas formojmë qofte të madhësisë mesatare dhe pasi kemi ngrohur vajin në tigan i skuqim nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë, ose i pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë për 25 min. Bashkojmë të gjithë përbërësit e salcës në një tas dhe shoqërojmë qoftet kur ti servirim.

Krepa në fije të holla ( si spageti )

Për brumin:

140 gr miell
40 gr sheqer
250 ml qumësht
1 lugë gjelle gjalp të shkrirë
1 vezë
Vanilje
Frutat që preferoni
Mjaltë ose çokollatë

Në një tas vendosim miellin + sheqerin + qumështin + gjalpin + vezë + vaniljen. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë. E më pas vendosim brumin në një shishe të posaçme që nxjerr shumë pak brum. Ose në një shishe duke shpuar kapakun me qëllim të brumi të dalë si fije e hollë.
Vendosin tiganin të nxehtë, e lyejm me gjalp dhe spërkasim tiganin fije, fije me brumin. E lëmë të piqet për 2 min dhe me ndihmën e një piruni i largojmë nga tigani. I spërkasim me mjaltë ose çokollatë dhe shtojmë frutat që preferoni, si luleshtrydhe, banane, kivi, çfarë të dëshironi. Mund të shtoni dhe fruta të thata.

Tifozet e zjarrta të futbollit rrëfejnë për skuadrat e zemrës

Tifoze e flaktë e futbollit si Dasara, Blerina, Doloreza dhe Lorena

Emocionet e takimeve me futbollistet e zemrës

/tvklan.al