Të ftuar:
Arlinda Dudaj: Botuese
Kristi Janku: Blogere ushqimi
Pejana Elezi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Zog fshati me thërrime (rosnica) në tenxhere
5 racione zog fshati
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
1,2 litër ujë i nxehtë
Kripë dhe piper i zi
2 lgj salcë domate
1 gjethe dafinë
Për rosnicat
1 vezë e plotë
1 e verdhë veze
7 lgj miell
Kripë
1 lgj ujë ose qumësht
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj
Fillimisht në një tenxhere të thellë shkrijmë 1 lugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim copat e pulës nga të dyja anët deri sa ato të zverdhen. Shtojmë 1 lugë gjelle salcë ose pure domate. E përziejmë për 1-2 minuta e më pas shtojmë 1,2 litër ujë, 1 lugë çaj kripë dhe lëmë mishin të ziejë për 20-25 minuta. Ndërkohë përgatisim thërrimet apo rosnicat. Vendosim në një tas ose në grirësen e qepës miellin, një majë kripë, vezët, 1 lugë gjelle qumësht. I përziejmë deri sa të na formohen thërrime. Pra mielli të mos jetë në trajtën e një brumi. Nëse është i tillë, shtoni pak nga pak miell. Në një tigan me 2 lugë gjelle gjalpë dhe pak vaj skuqim thërrimet dhe i lëmë të zverdhen në temperaturë nën mesatare. I shtojmë në tenxheren ku ka zier zogu i fshatit. Niveli i lëngut duhet të jetë baraz me mishin ose pak më sipër. Pasi shtojmë thërrimet në tenxhere, i përziejmë ngadalë herë pas here duke i lënë të ziejnë për 10-15 minuta duke shtuar në të dhe 1 gjethe dafinë. Më pas kur lëngu të jetë trashur, i shërbejmë të ngrohta.
Patëllxhanë të pjekur në stilin e picave të vogla
2 patëllxhanë të mëdhenj
400 gr tul domate në copa
250 gr djathë mozzarella për pica pse provolone
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
1/2 lç rigon i thatë
Fillimisht qërojmë patëllxhanët dhe i presim ato në rrathë me trashësi 1 cm. Në një tepsi me letër pjekje vendosim të gjithë fetat e patëllxhanit. I lyejmë me furçë me vaj ulliri, pak kripë e piper të zi dhe i vendosim në furrë për ti pjekur në temperaturë 200 gradë për 15 minuta.
Ndërkohë në një tigan përgatisim salcën me domate, vaj, borzilok, kripë dhe piper. E lëmë të ziejë për 10 minuta në temperaturë mesatare. Nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe fillojmë ti përgatisim. Vendosim një fetë patëllxhan. Lyejmë sipërfaqen e patëllxhanit me 1 lugë çaji salcë. Vendosim mbi të një fetë djathë. Mbi djathë vendosim përsëri një fetë patëllxhan, salcë, djathë. Kështu alternojmë duke bashkuar njëra pëmbi tjetrën shtresat duke vendosur 3 -4 shtresa patëllxhanë. Në fund e mbyllim me kubikë djathi. I spërkatim me pak rigon dhe i vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 10 minuta dhe menjëherë i shërbejmë.
Nga aktorë në mësues, kthehemi në ëndrrat e fëmijërisë
Njeriu ëndërrimtar, sa i kemi realizuar ëndrrat tona
Si ndryshojnë ëndrrat me rritjen e njeriut