Të ftuar:

Nora Malaj
Ardiola Bodinaku
Hyrida Basha

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Pulë me patate, bizele dhe speca në furrë

1 kg mish pule
2 qepë mesatare
3-4 patate
1 gotë bizele (250 gr)
1 domate
2 speca jeshil

Për salcën
100 ml qumësht
100 ml vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
1 lç trumzë
1 lç kripë
0,5 lç piper i zi
1 lç piper i kuq
100 ml ujë

Patatet dhe qepët i presim në rrathë. Lyejmë një tepsi mesatare me vaj dhe fillimisht vendosim si bazë qepët në rrathë e mbi to vendosim patatet. Mbi to vendosim copat e pulës dhe në pjesët bosh midis tyre vendosim bizelet dhe fetat e domates e specat. Në një tas vendosim vaj, qumësht dhe hudhrat e grira, trumzë, kripë, piper të zi e të kuq. I përziejmë të gjithë përbërësit e salcës dhe mbulojmë mirë kryesisht mishin. Shtojmë dhe 100 ml ujë të nxehtë mbi perimet. Mbulojmë tavën me letër pjekje të lagur dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë për 45-50 minuta. Në 10 minutat e fundit largojmë letrën për ti dhënë tavës një ngjyrë të artë. Kjo recetë është mjaftueshëm e lëngshme, jo e thatë.

Ëmbëlsira oreo në gotë

1 pako biskota oreo
80 gr gjalpë i shkrirë
250 gr krem djathi Filadelfia
250 gr krem pana
50 gr sheqer
1 lç vanilje (koncentrat
Biskota oreo për dekor

Baza
8-10 biskota i grijmë në grirësen e qepës dhe i përziejmë me gjalpin e shkrirë. I përziejmë mirë dhe vendosim në 4 gota nga një lugë gjelle si bazë duke i ngjeshur mirë.
Për kremin
Vendosim në një tas kremin e djathit, kremin pana, sheqerin, vaniljen dhe i përziejmë me rrahëse vezësh elektrike deri sa të marrë trajtën e një marenge.
Montimi në gotë
Në çdo gotë ku kemi shtruar bazën, shtojmë nga një lugë gjelle krem. Mbi të vendosim biskota të copëtuara si shtresë mbi krem të cilën e mbulojmë përsëri me një lugë gjelle krem. Mbi to dekorojmë ëmbëlsirën me një biskotë të plotë dhe disa grimca biskote të copëtuara. Mund t’i shërbejmë në moment ose i vendosim në frigorifer të jenë të freskëta.

Inteligjenca e popullsisë, shqiptarët të fundit në rajon

Sa inteligjentë janë shqiptarët dhe si mund ta rrisim nivelin e saj

Quizi telefonik