Të ftuar:
Ledia Fazlli: Konsulente vizash
Noel Hoxha: Nxënës
Alba Alishani: Moderatore
Endrit Shabani: Kryetar i nismës “Thurje”
Marsi Simo: Sociologe
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Pulë me kërpudha
600 gr gjoks pule
1 kokë hudhër
400 gr kërpudha
150 ml verë të bardhë
300 ml lëng pule ( të nxehtë )
Kripë + piper të zi
Vaj ulliri
1 lugë gjelle niseshte ( + 3 lugë gjelle ujë të ftohtë )
Majdanoz
Fillimisht ngrohim vajin dhe skuqim gjoksin e pulës të prerë në feta, pasi të jetë skuqur mirë e largojmë në një pjatë mënjanë. Në po atë yndyrë kaurdisim hudhrat të prera në feta e më pas shtojmë kërpudhat dhe ato të prera në feta ( jo të holla ) I kaurdisim kërpudhat sa të fillojnë të zverdhen. Shtojmë kripë dhe piper, e më pas i shuajmë me verë të bardhë, e më pas vendosim në tigan dhe mishin. Shtojmë lëngun e pulë të nxehtë dhe i lëmë të ziejnë së bashku për 15-20 minuta. Në fund tresim 1 lugë gjelle niseshte me 3 lugë gjelle dhe e shtojmë në tigan duke e përzierë lehtë. E lëmë të marrë valë 2-3 min dhe spërkasim përbërësit në tigan me majdanoz dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Petulla me djathë dhe proshutë
330 gr Kefir ose (kos të lëngshëm)
2 vezë
1/2 lugë çaj kripë
160 gr miell
100 gr proshutë e tymosur
100 gr djathë kaçkavall
Vaj për skuqje
Në një tas vendosim vezët e plota + kripë dhe i përziejmë së bashku për 1 minutë. Shtojmë Kefiri ose kosin e lëngshëm, vazhdojmë i përziejmë duke shtuar miellin dhe pluhurin pjekës. I përziejmë mirë me tel dore duke shtuar më pas proshutën e tymosur të prerë në kubikë të vegjël + djathin kaçkavall, i përziejmë mirë.
Shtojmë në tigan pak vaj dhe më pas brumin. Petullat mund të bëhën të mëdha ose të vogla. Brumi duhet të jetë i rrjedhshëm nga luga. I pjekim mirë nga të anët derisa të marrë ngjyrë të artë. Shërbehen të ngrohta.
Studim: Fëmijët që bëjnë punë shtëpie, bëhen të rritur të suksesshëm!
I vogli i shtëpisë, Endri Shabani reflekton mbi pabarazinë: Nuk prekja asnjë punë, i bënin motrat!
Një studim thotë se fëmijët që bëjnë punë shtëpie janë më të suksesshëm në të ardhmen. Pyetja e parë që të ftuarit e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan duhet t’i përgjigjeshin lidhur me këtë temë ishte nëse ka rezultuar kështu për ta. Endri Shabani sot ndjek një karrierë në politikë, por punët e shtëpisë thotë se nuk i ka prekur me dorë kur ishte fëmijë.
Kjo detyrë u kishte mbetur dy motrave të mëdha dhe sot ai mendon se ka qenë një padrejtësi ndaj tyre. Më vonë, kur nisi jetën studentore jashtë vendit, nisi të provonte vetë sfidat e marrjes së çdo përgjegjësie.
Endri Shabani: Jam djali i vogël i dy motrave më të mëdha.
Katerina Trungu: Ah, sa mirë!
Endri Shabani: Mirë, por kur kam reflektuar më mbrapa që jam rritur ka pasur një lloj pabarazie ndaj motrave, unë nuk prekja asgjë.
Katerina Trungu: S’ke bërë asnjë punë shtëpie?
Endri Shabani: Fare.
Katerina Trungu: Si rrije ti, pasha tërë kohën ndërkohë që vajzat pastronin?
Endri Shabani: Nuk ishte pritshmëria, nuk ishte që djali do të duhej të lante enët, të rregullonte rrobat, absolutisht asgjë. Këtë e kam vënë re vetëm kur kam shkuar me studime jashtë që duhej t’i bëja të gjitha gjërat vetë. Në njëfarë mënyre, fillon fiton një farë pavarësie sepse je i paaftë të gatuash për vete, je i paaftë të kujdesesh për veten.
Katerina Trungu: Si ishte kjo eksperiencë në momentin që je zhvendosur jashtë vendit, ishe student që duhej të merrje përsipër çdo përgjegjësi?
Endri Shabani: Çdo gjë, nga larja e rrobave te sistemimi i gjërave, tek ushqimi.
Katerina Trungu: More ndonjë leksion nga motrat, nga nëna, nuk e di si ka qenë? Gabimet e para që ke bërë? I lave rrobat e zeza me të bardhat?
Endri Shabani: Gjithmonë. Njëherë i futa me shumë gradë dhe një bluzë që ishte e zezë, ikën ato rrobat, pagova shumë për ato. Gatimet për nja një vit, as vetë nuk e kisha qejf çfarë haja sepse blija perime, i fusja të gjitha bashkë në një mikser, i bëja si supë. Edhe sot e kësaj dite se tani gatuaj, e kam shumë inat që të shoh pjesën e masave, pak a shumë e shihja me sy.
Shabani tha se në shtëpi kontributi i tij ishte me rregullimin e pajisjeve elektrike ‘duke e kompensuar’ në njëfarë mënyre mungesën në kujdesin e saj.
Ditë pushimi për mamin dhe punë për dy djemtë, shembulli i 14-vjeçarit sjell mesazhin më të bukur
Punët e shtëpisë janë një përgjegjësi që për të ftuarin më të vogël të studios “Shije Shtëpie” në Tv Klan, 14-vjeçarin Noel Hoxha, duhet që prindërit t’ua mësojnë patjetër fëmijëve. Noeli tregon se në shtëpi janë vetëm ai dhe vëllai i tij më i vogël, ndaj është e rëndësishme që edhe ata të japin kontributin e tyre.
Për të realizuar këtë, kanë rënë dakord që një ditë në javë, prindërit të qëndrojnë jashtë shtëpisë dhe dy djemtë të bëjnë të gjitha punët.
Noel Hoxha: Zakonisht i japim mamit ditët pushim që dil ti se i bëjmë ne të gjitha.
Katerina Trungu: Ah, sa mirë! Ju të dy apo përfshirë edhe babi?
Noel Hoxha: Tani babi me mamin jashtë, kurse ne…
Katerina Trungu: Ah sa mirë! Oh, çfarë fëmijësh! Sa qejf! Më pëlqen shumë si ide, ma trego pak më gjatë të lutem si ta praktikoj. Pra juve lini një ditë pushimi ndoshta, e shtuna ose e diela?
Noel Hoxha: Zakonisht është e diela që mami me babin dalin dhe ne nëpër shtëpi, demek bëjmë punë, por shpresojmë të dalin ashtu siç do se mamin e kemi shumë të përpiktë në lidhje me punët e shtëpisë.
Katerina Trungu: Ah, ka kritika pas punëve?
Noel Hoxha: Po, e ke parasysh ato mamatë që jo, nuk bën.
Ledia Fazlli: I nis nga fillimi?
Noel Hoxha: Nuk flasim për atë gjë. Përtej shakave, unë mendoj që mami ka bërë një punë shumë të mirë me mua që më ka mësuar dhe më ka aktivizuar që të vogël për punët e shtëpisë sepse aty fillon çdo gjë.
Katerina Trungu: Ku je ekspert ti?
Noel Hoxha: Në hekurosjen e rrobave.
Noeli thotë se sigurisht rebelizmi është i pranishëm tek ai apo te moshatarët sepse duan edhe kohën e tyre. Ka nga ata që prindërit nuk ua lënë këtë përgjegjësi apo thjesht nuk duan ta bëjnë, por arsyeja që ai pranon është e thjeshtë dhe me një mesazh të qartë e të bukur: “I dua fort mamin dhe babin”, përfundon 14-vjeçari.
Sociologia: Është e gabuar të mësosh fëmijët me shpërblim monetar për punët e shtëpisë
Endrit Shabani: Në sy të mamasë nuk bëj punë shtëpie
/tvklan.al












Botërori 2026 