Të ftuar:
Iva Tiço: Gazetare
Arnita Beqiraj: Regjisore
Erion Korini: Këngëtar/ Moderator
Mentor Sallaku: Sipërmarrës
Skype, Destemona Çelo: Psikologe klinike
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Receta më e shijshme me lulelakër, qumësht dhe vezë në furrë
1 kg lulelakër
4 vezë + 150 gr djathë të bardhë
1 gotë qumësht ( 200 ml )
1 gotë kos ( 200 gr )
1/2 gotë vaj ( 100 ml )
1 lugë çaj piper të kuq
Kripë + piper të zi
3 lugë gjelle miell
0.5 lugë çaj pluhur pjekës
1 lugë gjelle gjalp
100 gr djathë kaçkavall
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për tu zierë, shtojmë në të 1 lugë caj kripë e më pas shtojmë në tenxhere lulelakrën të ndarë me boçe. Lëmë lulelakrën të ziejë vetëm 3 minuta. Më pas e kullojmë dhe i vendosim në tas. Në një tas përziejmë vezët me pak kripë + vaj +qumësht + kos + kripë dhe piper të zi +piper të kuq + miellin + pluhur pjekës + djathin e bardhë + të thërmuar. Salcën e përgatitur e shtojmë në tasin ku kremi vendosur boçet e lulelakrës. Lyejmë tepsinë me gjalp në temperaturën e ambientit. Transferojmë lulelakrën me qumësht dhe vezë në tavë. E nivelojmë mirë atë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 min, më pas e nxjerrim tavën nga furra e mbulojmë sipërfaqen e saj me djathë. E vendosim tavën përsëri në furrë dhe 10 min të tjera derisa djathi të shkrijë për gjithsej 30 min në total. Më pas e nxjerrim e lëmë të vakët dhe e shërbejmë.
Supë me mish të grirë, perime dhe makarona
300 gr mish të grirë
1 qepë
2 karrota
1 degë selino
2 thelpinj hudhra
1 gjethe dafinë
Kripë + piper të zi
3/4 e gotës me makarona të vogla ( sipas dëshirës )
Majdanoz
Vaj ulliri + lugë gjelle gjalp
Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin + gjalp dhe kaurdisim mirë mishin e grirë. Shtojmë në të qepën të grirë hollë + hudhrat, po ashtu të copëtuara + karrotën në kubik të vegjël + selinon të pastruar nga fijet dhe të prera, dhe atë në kubik të vegjël. Të gjitha perimet i kaurdisim me mishin për 5 min. Shtojmë në tenxhere 1.2 litër ujë të nxehtë dhe 1 gjethe dafinë. I lëmë perimet dhe mishin të ziejnë për 10 min. Më pas shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë për aq minuta sa është e shkruar në etiketë ( varet nga zgjedhja juaj ) Në fund shtojmë majdanozin dhe supën e kemi gati për ta shëbyer.
Të njohësh vetveten
Përse është e nevojshme që njeriu të njohë veten?
Erion Korini: Jam 47 vjeç, por nuk kam talent të bëj para