Të ftuar:
Etleva Kolnikaj
Violeta Dajci
Alketa Doci
Enriko Ceko
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Fileto pule me djathë dhe kërpudha në furrë
500 gr fileto pule
500 gr kërpudha
2-3 lgj gjizë pa kripë
1 kokërr vezë
200 ml krem kosi
200 gr djathë mozzarella
1 lk rigon
3 lgj vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Fillimisht lajmë dhe thajmë mirë fletot e pules,i presim ne kubike mesatarë,më pas i marinojmë me kripë, piper, rigon dhe vaj ulliri.
Nxehim një tigan në zjarr dhe kaurdisim copat e filetove derisa ato të zbardhen. Më pas i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri.
Nëse kerpudhat janë të freskëta i presim në feta dhe i kalojmë në ujë të valuar për 3 minuta dhe më pas i shtojmë në tavën ku kemi vendosur copat e filetove. Nëse kërpudhat janë të konservuara i vendosim menjëherë në tavë.
Ne nje tas vendosim 2-3 luge gjizë, një vezë dhe kremin e kosit. I trazojmë derisa të formohet një salcë e njëtrajtshme dhe e shtrojmë si një shtresë të tretë mbi kerpudhat dhe filetot e pules. Në fund presim djathin mozzarella ne feta dhe mbulojmë të giithe siperfaqen e tavës të cilen e vendosim në furrë në temperaturën 200 °C për 25-30 minuta.
Supë me thjerrëza të verdha
1 kokërr qepë
2 karrota mesatare
1 dege selino
2 thelpinj hudhër
1 gjethe dafine
Rigon dhe borzilok
1 kuti domate
1 gotë thjerrëza
1 e 1/2 l ujë
350 g spinaq
2-3 luge gjelle uthull
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi sipas deshirës
Shpëlajmë thjerrëzat dhe i japim nje valë per 10 minuta në temperature të ulet. Shtojme në tenxhere 4 luge gjelle vaj ulliri, qepe te grirë holle, karrota gjysmë rrethore, selinonë e prerë në feta dhe hudhrat. Te gjitha i kaurdisim mirë per 3-4 minuta. Shtojme erëzat (dafine, borzilok e rigon)., thjerrëzat, ujin nxehtë, kripë e piper të zi dhe 2 luge gjelle uthull. E lëmë të ziejë per 20 minuta në temperaturë nën mesatare. Në 2 minutat e fundit shtojmë spinaqin.
Përjetimi i prindërve kur fëmija del në shtëpi më vete
“Dita më e vështirë e jetës sime”, mjekja kujton largimin e vajzës: Sikur m’u shkëput diçka nga gjoksi
Fëmijët rriten, bëhen gati për të ndjekur zgjedhjet e tyre dhe largohen nga shtëpia duke i lënë prindërit vetëm. Për këta ta fundit tashmë nuk ka më vrap, rrëmujë, gjëra për të bërë apo nuk iu duhet të kujdesen më deri në detaje sepse foleja është bosh. Por ndërsa fëmijët vijojnë rrugën e tyre të jetës, prindërit përjetojnë faza të vështira për t’u mësuar me shkëputjen së cilës i frikësohen.
Dermatologia Violeta Dajçi e ka përjetuar tri herë këtë ndjesi. Në rrëfimin që ndan me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kujtimet më të forta i ka me vajzën e madhe e cila ndoqi gjithashtu degën e mjekësisë, por në kirurgji. 20 vite më parë, gjërat nuk ishin kaq të lehta sa sot, por edhe vetë mjekja dhe bashkëshorti i saj hezitonin që fëmijët të studionin jashtë.
Violeta Dajçi: Është kënaqësi shumë e madhe, por fillimi për mua shumë i vështirë. Ndoshta unë person shumë emocional, ndoshta edhe familja ose edukimi që u kemi dhënë fëmiëjëve, por për mua, dita më e vështirë e jetës sime, përmend shpesh vajzën e madhe edhe kur është diplomuar kam thënë dita më e bukur e jetës sime dhe dy të tjerët më bëjnë vërejtje. Por unë do ta them. Ditën kur unë kam përcjellë vajzën në aeroport sepse këtu e 20 vjet përpara nuk kishim këto lehtësitë që janë sot, nuk ishin biletat kaq të lira, nuk i kishe të gjitha mundësitë as ekonomike, as edhe të tjera që duheshin për të shoqëruar fëmijët ose për të qenë kudo prezent. Për fat të mirë, mbesa e tim shoqi, moshatare e vajzës, studionte në Romë dhe studionte arkitekturë dhe im shoq, mendonim se nuk do t’i linim kurrë fëmijët të studionin jashtë, donim t’i mbanim shtrënguar rreth vetes dhe nën kontroll, por nga mbesa e tij u bind kur pati rastin të shkonte njëherë, ta takonte dhe e lejuam që të shkonte.
Ndarja në aeroport s’ishte ndjesi aspak e lehtë dhe më vonë, u shoqërua me ndjesinë e pamundësisë për t’iu gjendur vajzës pranë edhe me diçka të thjeshtë. Sot, mjekja shprehet e lumtur për atë vendim sepse edhe dy fëmijët e tjerë ndoqën një karrierë të ndritur.
Violeta Dajçi: Ditën kur e kam përcjellë në aeroport, mua më është dukur sikur m’u shkëput një gjë nga gjoksi, sikur m’u copëtua zemra që e lashë dhe e pashë derisa m’u zhduk nga sytë. Ai ka qenë momenti më i rëndë. Vajza e madhe, shumë e lidhur, siç janë gocat e mëdha me nënat dhe për çdo gjë që kishte, kuptohet, nuk ishte e lehtë, jetonte në një konvikt, kishte rregulla, nuk është se fëmija im ishte mësuar të gatuante me thënë të drejtën kështu që sa herë ajo thoshte “hëngra një vezë të zier’, nuk flija gjithë natën, ishin situata shumë të vështira. Por pastaj me kalimin e viteve mendoj që kemi bërë shumë mirë. Ajo pastaj u bë shembull, dy fëmijët e tjerë krijuan ëndrra akoma më të mëdha.
Vajza e dytë e mjekes studioi për modë në Nju-Jork, ndërsa djali është diplomuar me rezultatet më të larta si avokat në Universitetin e Konektikatit dhe në Xhorxhtaun.
“Sindroma e folesë bosh”, çfarë ndodh kur prindërit mbeten vetëm pa fëmijët
/tvklan.al












Botërori 2026 