Pas disa ditësh përpjekjesh intensive për të frenuar zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në Belgjikë, reshjet e shiut kanë sjellë lehtësim për ekipet e emergjencës në lindje të vendit.

Zjarri, që prej të premtes përfshiu zonën e mbrojtur të High Fens, kërcënoi të afrohet në kufirin me Gjermaninë, ndërsa shiu bëri të mundur lokalizimin e flakëve.

Situata detyroi autoritetet lokale të ndërmerrnin masa të forta sigurie. Rreth 600 persona u evakuuan dhe u është kërkuar që të mos kthehen ende në shtëpitë e tyre.

Autoritetet belge kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Aktiviteti i vazhdueshëm vullkanik në malin Etna ka sjellë kufizime të reja në operimet e aeroportit të Katanias, në Siçili.

Ndërkohë, fluturimet e nisura nga Katania po vijojnë pa kufizime.

Aktiviteti i vullkanit ka shkaktuar gjatë gushtit ndërprerje të shumta në aeroport, me qindra fluturime të anuluara ose të devijuara në kulmin e sezonit turistik.

Klan News

/tvklan.al