Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 10 vatra zjarri, të cilat janë shuar plotësisht.

Ministria e Mbrojtjes në raportim e saj periodik thekson se aktualisht nuk ka vatra aktive dhe as vatra nën mbikëqyrje.

Krahas punës së zhvilluar nga forcat zjarrfikëse, për shuarjen e plotë të zjarreve kanë ndikuar edhe shirat e rënë gjatë dy ditëve të fundit.

Gjithësesi autoritetet bëjnë të ditur se kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit.

/tvklan.al