Qeveria i ka kërkuar parlamentit të shkarkojnë kryetarin e Entit Rregullator të Telekomunikacioneve pasi ai ka akorduar në mënyrë të jashtligjshme, pa tender, një lloj liçence celulari për kompaninë e telefonisë fikse rurale “Mobitel”. Komisioni parlamentar i industrisë ka marrë në shqyrtim propozimin e qeverisë ndërkohë që kreu i ERT-së u shpreh se liçencën e celularit e ka dhënë si rrjedhojë e presionit të qeverisë.
“ Në vendimet tuaja, dmthënë tuaja, të Kshillit Drejtus të Entit, a ka pas ndikime qeveria, jo vetëm kaq po ose jo a kupton, në ktë drejtim?”
Alqi Biraçi: “Në rastin e “Mobitel”-it po. Në politikat e zhvillimit të telekomunikacioneve në Republikën e Shqiprisë që është një dokument i miratuar nga qeveria shqiptare flitet që licencat e operatorve celularë duhet të jepën me tender të hapur ndërkombtar dhe për kto operatorë edhe frekuencat duhet të, që do t’i bashkangjiten ktyre licencave, duhet të jenë në brezat përkatës të frekuencave por në asnjë pikë të ksaj politike nuk thuhet që kto breza janë ekskluzivë, e nënvizoj ktë, në asnjë pikë nuk thuhet që janë ekskluzivë vetëm për, ë, operatorët celularë.”
Enti Rregullator i Telekomunikacioneve ka akorduar në janar të vitit dy mijë e tre një shtesë në liçencën e “Mobitel”-it ku parashikohet përdorimi i brezit të frekuencave të celularëve. Qeveria në vendimin e saj për shkarkimin e kreut të ERT-së shprehet se kjo shtesë frekunece është e jashtëligjshme, jo transparente dhe duhet të ishte kryer me tender ndërkombëtar. Vendimi për shkarkimin e zotit Biraçi pritet të shqyrtohet në parlament ndërkohë që përdorimi i frekuencave celulare nga “Mobitel-i është anulluar tashmë nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve. /tvklan.al