Sekretari i Marinës së Shteteve të Bashkuara, John Phelan, është shkarkuar nga detyra, në një tjetër lëvizje që thellon ndryshimet në nivelet më të larta të Pentagonit.
Lajmi u konfirmua nga Departamenti i Mbrojtjes përmes një deklarate të shkurtër, pa dhënë arsye konkrete për largimin apo nëse vendimi ishte dorëheqje apo shkarkim.
Sipas burimeve të cituara nga Reuters, Phelan u shkarkua për shkak të ritmit të ngadaltë në zbatimin e reformave, veçanërisht në përshpejtimin e ndërtimit të anijeve luftarake, si dhe për shkak të përplasjeve me drejtues të lartë të Pentagonit.
Burimet bëjnë të ditur se marrëdhëniet e tij me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, si dhe me zëvendësin e këtij të fundit, kanë qenë të tensionuara.
John Phelan konsiderohej një biznesmen miliarder me lidhje të afërta me presidentin Donald Trump dhe është zyrtari i parë i nivelit të sekretarëve të shërbimeve ushtarake që shkarkohet pas rikthimit te Trump në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 