Pandemia e koronavirusit është “një shpërthim shkatërrues” për ekonominë e botës. Kështu është shprehur Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

Ai ka paralajmëruar se jeta e miliarda njerëzve do të ndikohet nga kjo krizë. Ndër të tjera ai ka thënë se rënia ekonomike mund të zgjasë për një dekadë. Në Maj, Malpass paralajmëroi se 60 milionë njerëz mund të kalojnë në varfëri ekstreme për shkak të efekteve të koronavirusit.

Kujtojmë që Banka Botërore përcakton si varfëri ekstreme jetesën me më pak se 1.9 Dollarë në ditë për person. Të premten Malpass deklaroi se 60 milionë njerëz mund ta gjejnë veten me më pak se 1 Paund në ditë për të jetuar.

“Koronavirusi ka qenë një shpërthim shkatërrues për ekonominë. Kombinimi i pandemisë dhe mbylljet do të thotë që jetesa e miliarda njerëzve është shkatërruar. Kjo është shqetësuese. Pasojat janë ekonomike si humbje e të ardhurave, por edhe ato shoqërore e sociale janë vërtetë të rënda”, tha ai./tvklan.al