692 qytetarë janë gjobitur nga policia në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit pasi kanë shkelur masat anti-covid.

Qytetarët janë gjobitur me 30 mijë Lekë të vjetra seciali. Po kështu, janë gjobitur edhe 9 lokale në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me 1.000.000 Lekë të reja gjobë.

Ndërsa dy lokale të tjera u konstatuan të hapura edhe pas orës 22:00 kur hyn në fuqi karantina e pjesshme dhe ndalohet lëvizja.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e policisë në të gjithë vendin 8 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë uniformave blu dokumentin e identifikimit, të cilët pas verifikimit janë lënë të lirë dhe janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë.

Pas orës 22:00, janë konstatuar edhe 27 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10 mijë Lekë të reja secili.  /tvklan.al