Binjakët Shpendi e mbyllën me gola sezonin në Serie B. Si Stiveni, ashtu edhe Cristian shënuan 2 herë në takimet e Empolit dhe Cesenës.

Stiven Shpendi ishte vendimtar për Empoli në barazimin 2 – 2 në fushën e Monza, që shpëtoi ekipin toskan nga rënia një kategori më poshtë. 22-vjeçari realizoi pas 32 sekondash golin e parë, ndërsa të dytin në minutën e parë shtesë. Stiveni e mbylli kështu në kuotën e 15 golave këtë sezon të Serie B.

Një mbrëmje pozitive në aspektin personal edhe për Cristian Shpendi. Ai shënoi golin e parë dhe të tretë për Cesena, ndërsa dha pasimin e fundit për tjetrin.

Megjithatë, skuadra nga Emilia-Romanja e humbi me rezultatin 4 – 3 sfidën me Padova. Cristian realizoi 12 gola në këtë sezon të Serie B, ku synimi ishte ngjitja në Serie A, por që nuk u arrit.

Tv Klan

/tvklan.al