Në kohën kur flitet për rritje të mëtejshme të shkëmbimeve tregtare mes vendeve të rajonit, shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë se import – eksportet me këto vende janë të ulta.

Më mirë paraqiten shkëmbimet me Kosovën. Shqipëria eksporton drejt këtij shteti vetëm 7.2 % te totalit të eksporteve që dërgon jashtë. Me Maqedoninë 3.1%  të totalit dhe më pak me vende të tjera. Në nivele të ulta janë edhe importet.

Kreu i Odës Ekonomike të  Maqedonisë, Nebi Hoxha  dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra,  thonë  për Klan Plus se qeveritë mes  vendeve duhet të bëjnë më shumë sidomos në heqjen e barrierave. Shpesh herë në pikat kufitare me Maqedoninë dhe Kosovën, kamionët qëndrojnë me orë në radhë për shkak të procedurave.

Maqedonia ështe e interesuar për produktet shqiptare

Por a janë produktet shqiptare të cilësisë së duhur?

Sipas Shkodrës, problem mbetet vetëm qumështi pasi i mungon gjurmuëshmëria e kontrollit deri tek bagëtitë.

Burimi: Klan Plus