Dy të rinjtë të cilët ranë në prangat e policisë së Shkodrës, dyshohet se ishin nisur për të kryer atentat me lëndë plasëse. Klan News ka mësuar të dhëna të operacionit të policisë për ndalimin e tyre.

Mikelian Toma, 32 vjeç, dhe David Simoni, 34 vjeç, u pikasën pranë lagjes Xhabije duke lëvizur me motor. Atyre u është bërë thirrje të ndalojnë por drejtuesi I motomjetit i ka dhënë gaz dhe janë larguar.

Policia i është vënë më pas nëpër rrugica dhe për 20 minuta ndjekje, ka mundur ti ndalojë dhe ti arrestojë. Neutralizim i tyre pranë Varrezave të Dëshmorëve apo Urës së Kirit në Shkodër, moment kur motoçikleta është përplasur në tentativë për t’u arratisur.

Nga verifikimi i bluve rezultoi se targa e saj ishte e vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar. Janë ngritur dyshime se dy të rinjtë ishin nisur për vendosje tritoli, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga policia, e cila nuk është gjetur.

Plani i të dyve dyshohet edhe pas kontrollit të 2 makinave të tyre, në të cilat u gjetën një bidon me benzinë, një silenciator dhe kokainë.

Toma dhe Simoni nuk kanë deklaruar asgjë në seancën e marrjes në pyetje, duke mos u treguar bashkëpunëtorë. Nuk dihet kush ka qenë shënjestër e tyre, ndërsa hetimet në vijim pritet të dhëna.

Klan News

/tvklan.al