Shkodra Elektronike, dyshja e artisteve që përfaqësuan këtë vit Shqipërinë në Eurovision, dhuruan një spektakël të vërtetë në Kalanë e Shkodrës mbrëmjen e të premtes.

Në koncertin në Kalanë e Rozafës prezantuan këngët e tyre më të mira ku atmosferën e ndezi padyshim “Zjerm”, që është kthyer në një hit gjatë 2025.

Kolë Lacaj dhe Beatriçe Gjergji thonë se pavarësisht se janë ngjitur në skena shumë të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, të kënduarit në Shkodër iu ka sjellë të tjera emocione.

Shkodra Elektronike premtojnë të tjera koncerte gjatë verës dhe në qytete të tjera. Bashkë me Kolën dhe Beatriçen në Kalanë e Rozafës  ishte edhe kori iso-polifonik i jugut.

Tv Klan

/tvklan.al