16-vjeçari Klevis Dervishi, një prej personave të plagosur në aksidentin e 19 gushtit në Manëz, humbi jetën në Spitalin e Traumës.
Ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga përplasja e makinës me bordurën e betonit të një kanali kullues të rrugës dytësore.
Nga aksidenti i rëndë, i cili besohet se u shkaktua nga shpejtësia e lartë, humbën jetën në vendngjarje edhe 3 persona të tjerë: drejtuesi i makinës, bashkëshortja e tij italiane dhe një 15-vjeçar.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
