Neglizhenca e efektivëve të policisë për të garantuar sigurinë e pushuesve ka çuar në shkrirjen e postës së policisë së Palasës në Bashkinë e Himarës.

Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se shkak është bërë një rast ku dy persona me një jet ski kanë hyrë në një zonë të ndaluar për lëvizjen e këtyre mjeteve, ndërkohë që një efektiv policie i ndodhur aty pranë nuk ndërhyn.

Ndërkohë më herët policia bëri të ditur se 27 mjete lundruese janë bllokuar në javën e fundit nga policia kufitare nga Ksamili në Velipojë.

Bëhet fjalë për 18 jet ski, 4 skafe dhe 5 gomone pjesa më e madhe e të cilave janë konstatuar nga policia kufitare teksa lundronin brenda perimetrit të sigurisë së pushuesve.

Krahas bllokimit të mjetit, 22 drejtues të tyre janë ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë për mungesë dokumentacioni.

Tv Klan