Ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur, shkak terreni i vështirë

Është përfshirë nga flakët një sipërfaqe pylli në Parkun Kombëtar të Qafështamës. Zjarri ka rënë pasditen e së shtunës dhe deri më tani janë djegur mbi 10 hektarë pyje, kryesisht pisha. Mësohet se ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e pamundur për shkak të terrenit dhe mungesës së rrugës.

Sakaq, ditën e sotme Agjencia e Zonave të Mbrojtura Durrës ka ndërhyrë për të bërë të munduar shuarjen e flakëve. Edhe pse ne kemi në fuqi ligjin për moratoriumin e pyjeve, sipërfaqet pyjore në vend çdo vit po zvogëlohen. Zjarret dhe prerjet e paligjshme janë disa nga arsyet.

Klan Plus