Ekipi i Mourinho ka si rivale në grupin C CSKA, Tottenham i Kane kundër Vitesse dhe Renne

Roma e Jose Mourinho ka si rivalë në Grupin C të Conference League ukrainasit e Zorias, norvegjezët e Bodos dhe bullgarët e CSKA-së së Sofias.

Ndërsa Totenhemi i Harry Kanet në përfundim të hedhjes së shortit në Stamboll u vendos në Grupin G bashkë me francezët e Renne, Vitesse dhe Muras.

Interesant edhe Grupi E, ku bëjnë pjesë Slavia e Pragës, Fejnordi, Union Berlin dhe Makabi Haifa.

Faza e grupeve e Conference League do të nisë më 16 Shtator dhe do të përfundojë më 9 Dhjetor.

Ish-kapiteni i kuqezinjve Lorik Cana mori pjesë në hedhjen e shortit në Stamboll.

Ai ishte i ftuar nga UEFA si ambasador i finales së Conference League, e cila do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 Maj.

Kjo është finalja e parë e një kompeticioni evropian që luhet në Tiranë në impiantin me kapacitet 21,690 vende.

I pranishëm në hedhjen e shortit ishte edhe Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili prezantoi trofeun e kompeticionit që mbahet për herë të parë.

Klan News