5 qershor 2026 – Është shpallur fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, një aks i shumëpritur, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve për të gjithë veriun e vendit.
“Kjo është një rrugë e shumëpritur nga banorët e qarkut Shkodër dhe Lezhë dhe që kryen lehtësimin e trafikut në këto zona. Procedura ka qenë jo e lehtë pasi ka pasur disa tentativa të mëparshme të cilat kanë rezultuar jo të suksesshme. Megjithatë, me përkushtim dhe profesionalizëm ja kemi dalë që sot të kemi shpalljen e fituesit e cila bën përfundimisht të mundur ndërtimin e kësaj vepre.
Personalisht do angazhohem që fillimi i ndërtimit të kësaj rruge të kryhet sa më shpejt dhe të ndërtohet brenda afatit të përcaktuar në kontraktë”, bëri me dije ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
“Ndërtimi shkon natyrshëm me investimet që ka planifikuar qeveria shqiptare në veri të Shqipërisë. Vetëm pak ditë më parë ne prezantuam nismën Porta e Alpeve, që është nismë financimi 100 milion euro, e dedikuar për veriun e Shqipërisë dhe që e kthen këtë rajon në motor të zhvillimit ekonomik dhe turistik të vendit”, përfundoi ai.
/tvklan.al












Botërori 2026 
