Pavarësisht se me Kombëtaren shqiptare nuk ka pasur shumë mundësi për të luajtur, me Cesenan, Kristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë. Sulmuesi kuqezi gjeti sërish rrugën e rrjetës në fitoren e rëndësishme të bardhezinjve 0-2 kundër Veronës.

Shpendi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. Për 23-vjeçarin ky ishte goli i nëntë sezonal në Serinë B italiane, që e konfirmon atë në krye të golashënuesve të këtij kampionati.

Me golat e tij këtë sezon, sulmuesi shqiptar po ndihmon skuadrën e Diamantit të qëndrojë në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit për të shpresuar për një vend në Serinë A.

Për Shpendin foli përpara pak ditësh edhe trajneri Maran, duke thënë se forma e shkëlqyer e Manajt e detyron që të mos i japë shumë hapësira, por e konsideroi një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen që do të ketë mundësi të tregojë vlerat e tij. Në këtë edicion të Ligës së Kombeve ai ka luajtur vetëm 24 minuta në fitoren kundër San Marinos.

GOLASHËNUESIT

Kristian Shpendi   9

Denis Johnsen       7

Andrea Beloti        7

Antonio Di Nardo 7

Daniel Mosquera   7

/tvklan.al