David De Gea do të jetë pjesë e Fiorentinës edhe për sezonin e ardhshëm. Portieri spanjoll ka treguar paraqitje të shkëlqyera në Serinë A dhe për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur ta shpërblejnë me një kontratë të re.
Sipas mediave italiane, Fiorentina do rinovojë kontratën me 34-vjeçarin edhe për një tjetër sezon, por jo vetëm kaq.
De Gea përfiton 2 milionë Euro në sezon, ndërsa paga e tij do të dyfishohet, si shpërblim për formën e jashtëzakonshme të treguar.
Kujtojmë se spanjolli u bashkua me Fiorentinën në verën e kaluar, pasi kishte qëndruar pushim për një vit, pas largimit nga Manchester United. Duke parë formën e De Geas dhe gafat e Onanës, te klubi anglez me shumë mundësi do të jenë bërë pishman, për zgjedhjen e bërë para dy vitesh.
/tvklan.al